Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Prodhimi i energjisë së rinovueshme do rritet me 75% në pesë vite - Business Magazine Albania

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Prodhimi i energjisë së rinovueshme do rritet me 75% në pesë vite

Kapaciteti global për prodhimin e energjisë së rinovueshme do të rritet me rreth 75% në pesë vitet e ardhshme, tha të martën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), duke përmendur shqetësimet e sigurisë së energjisë si një arsye kryesore.

Shqetësimet për sigurinë energjetike të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë motivuar vendet që t’u drejtohen burimeve të rinovueshme si dielli dhe era për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile të importuara.

Çfarë thuhet në raportin e IEA

Sipas parashikimit, burimet e rinovueshme do të përbëjnë mbi 90% të prodhimit global të energjisë elektrike gjatë pesë viteve të ardhshme, duke kapërcyer qymyrin për t’u bërë burimi më i madh i energjisë elektrike globale në fillim të 2025.

Lexo edhe: Parkingjet po bëhen po aq të rëndësishme sa makinat në përpjekjet për ndryshimin e klimës

Agjenica Ndërkombëtare e Energjisë pret që kapaciteti në mbarë botën të rritet me rreth 2,400 gigavat – ekuivalenti i të gjithë kapacitetit aktual të energjisë elektrike të Kinës – në 5,640.

Kjo rritje është 30% më e lartë se rritja e parashikuar një vit më parë, pasi çmimet më të larta të karburantit dhe energjisë elektrike i bëjnë burimet e rinovueshme gjithnjë e më tërheqëse për investitorët dhe konsumatorët.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India po miratojnë gjithashtu politika dhe reforma tregu për të nxjerrë energjitë e rinovueshme më shpejt se sa ishte planifikuar më parë, thuhet në raport.

IEA tha se vetëm Kina mund të përbëjë pothuajse gjysmën e shtimit të kapaciteteve të reja globale të energjisë së rinovueshme në pesë vitet e ardhshme./ Deutsche Welle 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0