Parkingjet po bëhen po aq të rëndësishme sa makinat në përpjekjet për ndryshimin e klimës - Business Magazine Albania

Parkingjet po bëhen po aq të rëndësishme sa makinat në përpjekjet për ndryshimin e klimës

Nuk janë vetëm makinat ato që do të kalojnë në tranzicion në vitet në vijim. Parkingjeve, ku rikarikohen automjetet elektrike po u vihet gjithnjë e më shumë fokus sa i përket metodave inovative, të lidhura me ndryshimin e klimës dhe reduktimin e karbonit.

Një ligj i miratuar në Francë muajin e kaluar kërkon që parkingjet me 80 ose më shumë hapësira të mbulohen me panele diellore brenda pesë viteve të ardhshme. Për parkingjet më të mëdha, ato me më shumë se 400 vende, është dhënë tre vjet kohë që të kenë të paktën gjysmën e sipërfaqes së parkingut të mbuluar me diell.

Lexo edhe: Këto bateri të rikarikueshme janë më të qëndrueshme, më të sigurta dhe kushtojnë më pak

Ide të ngjashme të projektimit të energjisë së rinovueshme pritet të fitojnë më shumë pjesë të tregut në SHBA, nëse jo domosdoshmërisht përmes një mandati federal.

“Do të shihni të njëjtat gjëra që po shihni në Francë dhe vende të tjera, por ndoshta jo në të njëjtën mënyrë, për sa u përket ligjeve federale kundrejt veprimit shtetëror,” tha Bill Abolt, zv. president dhe drejtues i biznesit të energjisë për firmën konsulente për infrastrukturën AECOM.

CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0