Konispoli, bashkia e vogël me tre njësi vendore në jug të vendit është identifikuar si toka e agrumeve dhe e ullinjëve. Prodhimi këtë vit shihet i mbarë nga fermerët, por sfidat e tyre lidhet me vjeljen e prodhimit dhe gjetjen e tregut.
Largimi i të rinjve ka ulur fuqinë punëtore dhe shtimi i prodhimit nuk ka sigurinë e tregëtimit, ndërkohë që këtë vit kostoja e prodhimit del më e lartë prej rritjes së çmimeve të karburantit dhe plehrave kimikë.
Konispoli shënon nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve në Shqipëri ku vitin e kaluar, sipas të dhënve zyrtare, u prodhuan rreth 50 mijë tonë, gati 60% e prodhimit kombëtar të agrumeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.