Edicioni i III-të i Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknologjisë AGROTECH Expo 2022, i organizuar nga Expocity Albania, po zhvillohet në datat 24-26 Nëntor, 2022. Ky panair ofron një platformë komunikimi biznesi për aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit.
Në një linjë me edicionet e mëparshme, AGROTECH Expo 2022 do të vazhdojë të japë kontributin e vet në zhvillimin e sektorit përmes: komunikimit të suksesshëm mes kompanive, ekspozimit të blerësve potencialë dhe takimeve B2B. Këto kanë për qëllim krijimin e mundësive të reja për prezantimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin bujqësor, lidhjen e partneriteteve të reja, informimin mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare dhe zhvillimin e politikave sektoriale.
Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2022, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshopeve informuese dhe edukative, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish specike mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit. Në Edicionin eII-të, AGROTECH Expo ka shënuar një rritje prej 45% të numrit të ekspozuesve në total dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve nga rajoni dhe atyre ndërkombëtarë.
Që prej Shtatorit 2019, AGROTECH Expo është tashmë event anëtar i EURASCO-s (Federatës Europiane të Panaireve Bujqësore dhe Organizuesve të Eventeve) www.eurasco.org.
Forumi
AGROTECH Expo 2022
Institucionet shtetërore kryesore, projektet në bujqësi dhe kompanitë lider të sektorit, do të shërbejnë si histori suksesi për potencialin e Shqipërisë në sektorin bujqësor. Në këtë kontekst,
AGROTECH Expo 2022 do të mbledhë aktorët kryesorë për të diskutuar mbi çështjet më të rëndësishme që ndikojnë sektorin.
AGROTECH Expo 2022 do të shërbejë si një kanal për shkëmbimin e informacionit, parashtrimin e strategjive dhe nismave për investimet dhe zhvillimet në bujqësi, duke prezantuar mundësitë më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm.
Gjatë Edicionit të II-të të AGROTECH Expo, ne mirëpritëm në Shqipëri konferencën ndërkombëtare “Global G.A.P Stop Tour”, e cila pati një ndikim shumë të rëndësishëm në sektorin bujqësor përsa i përket informimit për certikimet Global G.A.P.
Bujqësia në Shqipëri
Bujqësia është një sektor prioritar në Shqipëri, me një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. Bujqësia është burimi kryesor i punësimit, veçanërisht në zonat rurale. Ky sektor gjeneron rreth 20% të GDP-së dhe mundëson 37% të punësimit në total. Sektori bujqësor në Shqipëri po shënon rritje të qëndrueshme duke kontribuar edhe në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto. Kërkesa në rritje për ushqime të shëndetshme, organike, ka rritur ndjeshëm nevojën për përshtatjen ndaj teknologjive më të fundit dhe zgjidhjeve më efektive për transformimin e biznesit ne bujqësi, në mënyrë që të rrisë prodhimtarinë dhe t’i përshtatet nevojave të tregut.
Industria e agropërpunimit në veçanti, ka patur një rritje të konsiderueshme gjatë 10 viteve të fundit. Ky sektor ka shënuar një rritje prej 3% në xhiron vjetore dhe një rritje prej 3.3% në punësim.
Programi i IPARD II për Shqipërinë u mundëson fermerëve dhe agrobizneseve në Shqipëri aksesin ndaj një fondi prej 71 milionë eurosh nga BE-ja, për periudhën 2014-2022, plus 23 milionë euro që do të mundësohen nga qeveria shqiptare – pra një fond total prej 94 milionë eurosh, i vlefshëm për investimet në bujqësi dhe zhvillim rural, duke inkurajuar kështu fermerët dhe agrobizneset për t’u bërë proaktivë, për të shfrytëzuar mundësinë e dhënë nga fondet e IPARD II dhe për të aplikuar për mbështetje nanciare. AGROTECH Expo 2022 do të ofrojë mundësitë më të mira për marrjen e informacioneve të vlefshme për agrobizneset.
Kategoritë e ekspozuesve:
- Makineri bujqësore, pjesë këmbimi, komponentë
Sisteme pompimi dhe sisteme për ujitjen
Sera dhe pajisje
Sisteme hidroponike
Kopshtari, makineri dhe pajisje për prerje, mbjellje
dhe korrje
Makineri dhe pajisje për kopshtari
Makineri dhe pajisje për përpunimin e ullirit
Teknologji për agropërpunim
Makineri prodhuese dhe përpunuese
Fermerët
Blerësit potencialë
Agjentët
Kompanitë e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore
Distributorët rajonalë të kompanive të importit
Shoqatat tregtare bujqësore
Investitorët e huaj
Kimikate dhe plehra kimike
Materiale për shumim
Fidanishte
Bimë mjekësore
Ushqime bujqësore dhe
organike
Agroturizëm
Konservim, magazinim
Ambalazhim dhe paketim
i produkteve bujqësore
Transport
Institucione shtetërore
Institucione financiare
Organizata dhe shoqata bujqësore
Vizitorët:
- Fermerët
Blerësit potencialë
Agjentët
Kompanitë e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore
Distributorët rajonalë të kompanive të importit
Shoqatat tregtare bujqësore
Investitorët e huaj
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.