Nuk ka zë më të fuqishëm për një biznes sesa logoja e tij që komunikon që në kontaktin e parë.
Është bërë traditë tashmë që kompanitë, bizneset apo shoqatat e ndryshme të prezantohen sa më mirë, nëpërmjet logos në materiale të ndryshme promocionale, duke i afruar më shumë me klientin apo publikun e gjerë.
Akoma më i shpeshtë po bëhet ky prezantim në fund të çdo viti, qoftë për të qenë më afër konsumatorit apo për të vlerësuar punonjësit e vet me anë të dhuratave të ndryshme të personalizuara nga kompania.
Me afrimin e Vitit të Ri, afrohet nevoja për çdo zyrë biznesi të ketë agjendat e përditësuara për secilin anëtar, por jo vetëm kaq.
Produktet më të zakonshme, të cilat realizohen në fund të vitit janë kalendarët, çadrat e personalizuara, usb, blloqe, tote bags, pajisje teknologjike, si music box, phone charger, power banks, të gjitha të loguara me markën e kompanisë apo çfarëdo lloj personalizimi e design të preferuar.
Së fundi, me ndërgjegjësimin e mbrojtjes për mjedisin, nisur edhe nga treguesit e ndotësit mbarëkombëtar të natyrës, prodhuesit kanë arritur të nxjerrin në treg produkte eco.
Këto produkte janë miqtë më të mirë të natyrës, përveçse shumë funksionale, përbërsit me të cilët janë krijuar janë 100% të riciklueshëm, duke shkaktuar zero dëme në mjedis.
Kompani e shoqata të ndryshme e kanë përqafuar përdorimin e materialeve eko, pasi për ta është bërë gjithnjë e më e rëndësishme, jo vetëm përmbushja e nevojave dhe kujdesi ndaj klientit, por edhe ndaj mjedisit.
Kjo është ajo çka Bea Marketing sugjeron për produktet e personalizuara të fundvitit për bizneset, organizatat, institucionet, apo individët e ndryshëm.
Lexo: Letra e drejtuesit të Nettrade dërguar punonjësve për misionin e tyre në këtë periudhë të vështirë
Për këtë ju vjen në ndihmë BEA, duke ju plotësuar çdo nevojë apo kërkesë në lidhje me materialet promocionale, ide dhe realizim, por jo vetëm. Organizimi i eventeve është një tjetër pikë kyç, që kompania jonë e realizon nga A në Zh. Që nga ideja e deri te realizimi, kreativ, design, foni, ndriçim, artistë, brandim, organizim, supervizim, kamera dhe video profesionale.
Kështu që përpara se të ndiheni të pasigurt për festën e fundvitit të kompanisë tuaj dhe gjithë organizimin, kini parasysh që Bea Marketing ju asiston në çdo hallkë të saj.
Në dispozicion për ju,
Lida Sinani, BEA Marketing
Tel: 0696003676
Email: lida@beapromotion.com
web: www.bea.al
insta: bea_marketing_agency
fb: bea marketing
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.