Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë ka dhënë lejen minerare për kërkimin e mineralit të arit.
Sipas njoftimit zyrtar zona ku do të përqëndrohet veprimtaria e kërkim – zbulimit ndodhet në Babje të Librazhdit.
Vlera totale e investimit parashikohet në 40.12 mln lekë.
Kjo është hera e parë, pas shumë vitesh që jepet një leje minerare për kërkimin e këtij minerali. Paralelisht, me këtë procedurë është dhënë edhe një tjetër leje për kërkim – zbulimin e bakrit në zonën e Mirditës, si dhe një tjetrë leje për shfytëzim, për gurin gëlqeror.
Procedurat bazohen në planet minerare të miratuar në vitet e kaluar, por edhe në planin e ri për zhvillimin e sektorit 2022-2024. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm fokusohet kryesisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.
Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare. Një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.
Për këtë të fundit, planifikohet dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit. Në krahasim me planin 2019 – 2021 ka një reduktim të zonave minerare, pasi plani për 3-vjeçarin që lamë pas përcaktonte hapjen e garave konkurruese për 78 zona minerare, apo 16 më shumë se ai aktual.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.