AllWeb mbyll siparin me mesazhe të forta për marketingun, shitjet dhe kujdesin për klientin - Business Magazine Albania

AllWeb mbyll siparin me mesazhe të forta për marketingun, shitjet dhe kujdesin për klientin

Plot 333 pjesëmarrës nga bota e biznesit, me interes për shitjet, marketingun, klientin, PR dhe teknologjitë e reja në shërbim të shitjes, ishin pjesë e konferencës së marketingut digjital AllWeb. Në eventin e mbajtur në Tiranë me 2 Nëntor, 12 folës u ngjitën në skenën e AllWeb.

Ata vitin nga 11 vende të ndryshme të botës dhe sollën risitë dhe trendet e fundit në fushën e marketingut, si një pikë kyçe për të siguruar, jo vetëm më shumë shitje, por mbi të gjitha klientë të qëndrueshëm.

Temat e trajtuara ishin: marketingu, SEO, Video, Social Media dhe pati shumë surpriza të rezeruara nga organizatorët dhe partnerët.

Gjatë prezantimit të tij, Pavlo Pedenko theksoi se duhet të, “bini në dashuri me problemet e klientit, jo me zgjidhjen tuaj, në mënyrë që të sillni risi në mënyrë të vazhdueshme”.

Pikërisht lidhur me shitjet shumë sfiduese tashmë pas pandemisë, Nemanja Zirkociv tha se, “Shumë kompani mendojnë se shitjet e tyre janë të rrënuara. Në fakt është marketing i tyre që është i rrënuar”.

Të jesh kurioz për një çështje apo për një person, do të thotë që ju po përkujdeseni”, tha Frederik Haren gjatë prezantimit të tij pikant.

Komunikimi, përmbajtja dhe ndërveprimi. Këto janë domosdoshmëri për të bërë një biznes të jetë një ogranizëm i gjallë. Zineb LAYACHI tha në fjalën e saj se, “në biznes asnjëherë mos hesh pasi ke marrë një kompliment. Bëni pyetje dhe bëni që të lehtë të flitet për ju.

Për krijimin e videos foli Pelpina Trip e cila theksoi se, “pajisjet e mira nuk ju garantojnë video të mira. Përmbajtja e mirë bën video të mira”.

Lidhur me zhvilimet e reja përmes Metaverse, mesazhi ishte shumë i qartë. “Kjo nuk është diçka e re. Metaverse është grupimi I një sërë instrumentash që tashmë ekzistojnë”, tha …në prezantimin e tij.

Pjesëmarrësit u shprehën entuziastë për atë çfarë ndoqën, duke theksuar se shume prej fenomeneve në shitje tashmë I kanë më të qarta dhe do t’i aplikojnë në abgazhimet e tyre me punë.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Raiffeisen Bank. 

AllWeb, përmes konferencës së saj ndikon në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0