Inflacioni shënon rekord të ri në eurozonë - Business Magazine Albania

Inflacioni shënon rekord të ri në eurozonë

Inflacioni në Eurozonë ka prekur rekord të ri në tetor, duke arritur në 10.7 për qind, në krahasim me një vit më parë. 

Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian për Statistika, Eurostat,  ekonomistët prisnin që shkalla e inflacionit të arrinte 10.3 për qind.

Inflacioni në tetor është më i larti prej prezantimit të euros më 1999. Një muaj më parë, çmimet e konsumit janë rritur me 9.9 për qind.

Në çerekun e tretë, prodhimi i brendshëm bruto (GDP) në 19 shtetet anëtare është rritur për 0.2 për qind në krahasim me çerekun paraprak.

Lexo edhe: Banka Qëndrore Evropiane rrit sërish normat e interesit. Më e larta në 13 vite

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.

Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me recesion global më 2023. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneseve, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./ CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0