Banka Qëndrore Evropiane rrit sërish normat e interesit. Më e larta në 13 vite - Business Magazine Albania

Banka Qëndrore Evropiane rrit sërish normat e interesit. Më e larta në 13 vite

Banka Qendrore Evropiane rriti sërish normat e interesit të enjten dhe njoftoi se po ndryshonte kushtet e kredive të lira për bankat tregtare një përpjekje kjo, për të tkurrur bilancin e saj dhe për të luftuar një rritje historike të inflacionit.

E shqetësuar se rritja e shpejtë e çmimeve po rrënjoset, BQE-ja po rrit kostot e huamarrjes me ritmin më të shpejtë në histori. Si rezultat Hipotekat, kreditë për makina dhe kartat e kreditit do të bëhen më të shtrenjta .

Banka qendrore për 19 vendet që përdorin euron rriti normën e saj të depozitave me 75 pikë bazë të tjera në 1.5% – norma më e lartë që nga viti 2009.

Lexo edhe: Banka Europiane rrit sërish normën e interesit. Frikë nga recesioni

“Këshilli Drejtues mori vendimin e sotëm dhe pret të rrisë më tej normat e interesit, për të siguruar kthimin në kohë të inflacionit në objektivin e tij afatmesëm prej 2%,” tha BQE në një deklaratë.

Presidentja Christine Lagarde vuri në dukje se lufta në Ukrainë dhe pasiguritë e tjera globale bënë që ekonomia e eurozonës të përballej me një sërë rreziqesh ndaj dhe pasojat e inflacionit u zmadhuan.

Ajo shtoi se aktiviteti ekonomik në eurozonë ka të ngjarë të ngadalësohet ndjeshëm deri në fillimin e vitit të ardhshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0