Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global - Business Magazine Albania

Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

Ndryshimet klimatike po ndikojnë rëndë në shëndetin e njerëzve në mbarë botën, sipas një raporti mjekësor i Lancet Countdown. Sipas raportit mbështetja e vazhdueshme e botës në lëndët djegëse fosile rrit rrezikun e pasigurisë ushqimore, sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë.

“Ndikimet e ndryshimeve klimatike gjithashtu po përkeqësojnë me shpejtësi efektet e krizave të tjera bashkëekzistuese si pasiguria ushqimore, varfëria energjetike dhe rritja e ndotjes së ajrit, thuhet në raport.

Raporti përfshin punën e 99 ekspertëve nga organizata duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe të udhëhequr nga University College London. “Moti ekstrem ka rritur presionin mbi shërbimet shëndetësore globalisht që tashmë po përballen me pandeminë Covid-19. Vdekjet e lidhura me nxehtësinë globale janë rritur me dy të tretat gjatë dy dekadave të fundit” thuhet në raport.

Rekordet e temperaturës janë thyer në të gjithë botën në vitin 2022, përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar ku u regjistruan 40C në korrik, si dhe në pjesë të Evropës, Pakistanit dhe Kinës. Ndikimet shëndetësore të nxehtësisë ekstreme përfshijnë përkeqësimin e kushteve të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, dhe shkaktimin e goditjes nga nxehtësia dhe shëndetit të dobët mendor.

“Pavarësisht sfidave, ka prova të qarta se veprimi i menjëhershëm mund të shpëtojë ende jetët e miliona njerëzve, me një zhvendosje të shpejtë drejt energjisë së pastër dhe efikasitetit të energjisë”, theksohet në raport.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres  shprehet se “bota po vëzhgon vendet e G20, të cilat prodhojnë 80% të emetimeve globale të serave. Ata duhet të shtojnë përpjekjet për të ulur emetimet dhe të udhëheqin rrugën duke investuar më shumë në energjinë e rinovueshme. Shëndeti i njeriut, mjetet e jetesës, buxhetet e familjeve dhe ekonomitë kombëtare po goditen, pasi varësia nga karburantet fosile del jashtë kontrollit,” tha ai.

Vendet në zhvillim do të kërkojnë nga vendet që u pasuruan duke përdorur lëndë djegëse fosile, të mbledhin më shumë para për të përballuar kostot e humbjeve dhe dëmeve që po shkakton klima jonë në ndryshim.

Një raport i UNICEF-it, i publikuar gjithashtu të mërkurën, paralajmëroi se nevojiten veprime urgjente për të rritur fondet për të mbrojtur fëmijët dhe komunitetet e cenueshme nga përkeqësimi i valëve të të nxehtit.

Studiuesit zbuluan se ndryshimi i klimës ka rritur përhapjen e sëmundjeve infektive. Numri i muajve që lehtësojnë transmetimin e malaries është rritur në zonat malore të Amerikës dhe Afrikës në 60 vitet e fundit.

Emetimet e karburanteve fosile janë kontribuesit kryesorë në ndotjen e ajrit. Të dhënat nga Lancet Countdown vlerësojnë se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit kontribuoi në 4.7 milionë vdekje globalisht në vitin 2020, nga të cilat 1.3 milionë (35%) lidhen drejtpërdrejt me djegien e karburanteve fosile.

Udhëheqësit do të takohen për konferencën e madhe të klimës COP27 në Egjipt muajin e ardhshëm. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0