A e bën Rishi Sunakun pasuria e tij 730 milionë paundë shumë të pasur për të qenë kryeministër i Anglisë, është pyetja e shtruar që në titull nga The Guardian, teksa artikulli që pason i gazetës prestigjoze britanike nënvizon sesi kjo pasuri e ish ministrit te financave që tashmë do të marrë në dorë frerët e ekzekutivit është dy herë më e madhe se ajo e mbretit Charles, i cili llogaritet të zotërojë 300 apo 350 milionë paundë.
Sunak dhe bashkëshortja e tij, trashëgimtarja e pasur Akshata Murty, e rivalizojnë po kështu monarkun edhe në raport me rezidencat zyrtare. Ish kanceliar, që pas tërheqjes se Boris Johnsonit nga gara për kryeministër, e pati thuajse të hapur rrugën drejt kreut të partisë Konservatore dhe të vetë ekzekutivit me mposhtjen e lehtë të rivales Penny Mordaunt, ka një sërë pronash një Mbretërinë e Bashkuar e një vilë luksoze në Kaliforni.
Në kohën kur miliona britanikë luftojnë për të përballuar koston e rritur të jetesës në mesin e një krize që ka goditur rëndë sidomos Europën, kryeministri i ri është e qartë se nuk mund ta ndiejë vuajtjen e tyre. Fundjavave, Sunak, e shoqja dhe dy vajzat tërhiqen në njërën prej rezidencave të tyre, të ndodhur në fshatin piktoresk të Kirby Sigston, e cila është transformuar në një lloj qendre mirëqënieje, thotë The Guardian, me një pishinë 400,000 £, palestër, studio për yoga, sauna e një fushë tenisi. Shumë po pyesin a është ky personi i duhur që duhet të drejtojë Anglinë?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto