Vendet e BE gjejnë dakordësi mbi masat për uljen e çmimeve të gazit - Business Magazine Albania

Vendet e BE gjejnë dakordësi mbi masat për uljen e çmimeve të gazit

Vendet e BE ranë dakord të vazhdojnë punën për disa masa urgjente për të frenuar çmimet e larta të energjisë,  diskutime të cilat i hapin rrugë punës së ministrave të energjisë.

“Ekziston vendosmëri e fortë, unanime, për të vepruar së bashku, si europianë, për të arritur tre qëllime: uljen e çmimeve, garantimin e sigurisë së ofertës dhe vazhdimin e punës për të ulur kërkesën mbi energjinë. – u shpreh presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Vendet ranë dakord të ecin përpara në blerjet e përbashkëta të gazit dhe krijimin e një standardi të ri të çmimit të gazit, deri në fillim të vitit 2023 . Ata gjithashtu miratuan përparimin në një tavan të përkohshëm të çmimit për transaksionet e gazit natyror dhe i kërkuan Komisionit Evropian që “të paraqesë urgjentisht vendime konkrete” mbi masat.

Lexo edhe: Faturat e energjisë/ BE jep 40 miliardë euro ndihmë për familjet dhe bizneset

“Ne po synojmë të vëmë në dispozicion deri në 40 miliardë euro fonde në mënyrë që shtetet anëtare të jenë në gjendje të ndihmojnë më të prekurit nga kriza energjetike — qoftë familjet e cenueshme ose ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.  por në të vërtetë nevojitet më shumë për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme por edhe industritë më të mëdha për t’u përballur me krizën e lartë të energjisë dhe këtu tema e investimeve është shumë e rëndësishme.” – u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian shmangën gjithashtu një përçarje të hapur midis Gjermanisë dhe Francës të premten, që do të kishte ekspozuar një bllok të ndarë, ndërsa përballet me Presidentin rus Vladimir Putin për luftën e tij në Ukrainë.

Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0