Qeveria nuk ka parashikuar koncesione të reja në buxhetin e vitit 2023, por mund të rikthejë disa
Kështu projekte si infrastruktura e çelësave publikë për fiskalizimin apo rruga Milot – Thumanë pritet të bëhen pjesë e buxhetit të ardhshëm, rruga Kashar – Leka apo Lekaj –Fier. Një tjetër që pritet të hyjë në buxhet është edhe aeroporti i Sarandës. Këto janë parashikime buxhetore dhe në pritje për tu implementuar, por fillimisht duhet marrë miratimi nga Ministritë përkatëse.
Ndërkohë këtë vit përfundon kontratat për pullat fiskale, ndërsa ende nuk dihet nëse Ministria e Financave do ta japë sërish me koncesion këtë shërbim. Në 2022-n mbaruan edhe tre kontrata të tjera, si ajo e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit dhe rimbursimi i rrugëve për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Devoll.
Lexo edhe: Rritja ekonomike pritet 2.6% në 2023. Qeveria plane për eurobondin e radhës
Pagesat nga buxheti drejt koncesioneve vitin e ardhshëm do arrijnë masën e 13.4 miliardë lekëve apo gati 115 milionë euro. Kjo shumë vjen me 4% rritje nga viti paraardhës. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve shkon për mbështetjen e koncesioneve në shëndetësi si sterilizimi apo check upi, ndërsa pas tyre vijnë projektet infrastrukturore si Rruga e Arbrit.
Koncesione të tjera që do vijojnë të marrin lekë nga buxheti është ai për portin e jahteve Orikum – Dukat, si dhe ai i skanimit në Dogana. Bashkia e Tiranës do të marrë gjithashtu shuma të konsiderueshme për riparimin e objekteve arsimore, një projekt që vazhdon nga 2017 dhe mbaron në 2025-ën në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.