Mbi 1 mln Mwh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes përgjatë periudhës janar – gusht të këtij viti për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë sasia më e madhe e humbjeve erdhi si pasojë e rrejtit, me rreth 70% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 30% u shkaktua nga lidhjet e paligjshme.
Në krahasim me të njëtjën periudhë të një viti më parë ka një reduktim të lehtë të humbjeve, por gjithsesi niveli mbetet i lartë, duke qenë se arrin në 20.4% të energjisë totale. Kjo nënkupton se shpenzimet për mbulimin e tyre për financat e kompanive publike janë të larta, duke marrë në konsideratë edhe çmimin e lartë me të cilin po blihet energjia në tregun e parregulluar.
Ndërkaq, qeveria ka vendosur të shtyjë emergjencën e funizimit me energji deri në qershor të vitit që vjen, çka nënkupton se investimet janë të pezulluara, me përjashtim të atyre që konsiderohen si emergjente, çka nënkupton se rrjeti do të vijojë të jetë i amortizuar.
Gjithsesi, edhe objektivët e vendosur nga qeveria në kushte normale, parashikojnë një reduktim gradual të lehtë të humbjeve përgjatë 5 viteve të ardhshëm. Sipas planit të rishikuar në vitin 2021, reduktimi përgjatë çdo viti do të jetë më pak se 1% në vit, duke arritur në 17.8% në vitin 2026, nga 20.6% që ishte në fund të vitit 2021. Ky plan u miratua pas mos arritjes së objektivit në vitin 2019, ku synohej që humbjet të ishin në 14%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.