Progresi i Shqipërisë në BE/ KE notë pozitive, por kundërshton amnistisë fiskale - Business Magazine Albania

Progresi i Shqipërisë në BE/ KE notë pozitive, por kundërshton amnistisë fiskale

Bjellorusi

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi prezantoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian draftin për Shqipërinë, ku theksoi se vendi ynë “ka vijuar të bëjë një progres të mirë, duke marrë rezultate të dukshme”, por shtoi se “përpjekje të tjera lipsen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit”.

“Shqipëria është vendi i dytë, me të cilin hapëm kuadrin negociues këtë vit. Ajo ka vijuar të ketë një progres të mirë dhe rezultate të dukshme. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut të cilët po vijojnë punën në mënyrë konstante janë shembull i kësaj ecurie. Shqipëria ka treguar nivel të lartë përkushtimi dhe përdori mandatin e saj në OKB për t’iu përgjigjur bashkë me aleatët agresionit rus në Ukrainë, duke sjellë propozime. Por, përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit, duke përfshirë reformën në sistemin gjyqësor, lirinë e shprehjes, luftën kundër korrupsionit, të drejtës së pronës, çështjet e minoritetit dhe lirisë së medias.” – u shpreh Varhelyi.

Lexo edhe: Komisioni Europian ul parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Komisioni vlerëson se, “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet nga ana tjetër një fushë me shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për aministinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian.

“Shqipëria  është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë.” – shkruhet në raport.

Një fushë ku shprehimisht shkruhet se Shqipëria nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes, teksa kërkohet veçanërisht vëmendje me dezinformatat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0