FMN kundër amnistisë fiskale. Ministrja Ibrahimaj: “Jemi në fazë konsultimi” - Business Magazine Albania

FMN kundër amnistisë fiskale. Ministrja Ibrahimaj: “Jemi në fazë konsultimi”

FMN ka shprehur shqetësime për draftin e amnistisë fiskale që parashikon të realizojë qeveria shqiptare.

“Projektligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.  Përfshin një falje të konsiderueshme të personave që përveç këtyre, kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por që ta konsiderojë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Një sistem modern të administratës tatimore për marrjen e informacionit dhe gjithashtu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin. Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, theksoi shefja e misionit Yan Sun.

Lexo edhe: Ministria e Financave në takim me FMN-në: “Kemi mbrojtur shtresat në nevojë nga kriza e çmimeve”

Ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk komentoi këtë deklaratë para misionit të FMN, por preferoi të flasë pas mbledhjes së qeverisë duke u shprehur se ky është një ligj i veccantë, i cili është ende në fazën e konsultimit.

Në vizitën dyjavore, misioni i FMN ka pohuar ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare në të njëjtën linjë me ministrinë e financave, por projekton ngadalësim në vitin e ardhshëm

Shtyrë nga turizmi dhe flukset e larta pozitive që erdhën në ekonomi gjatë tremujorit të tretë do të kemi një rritje më të lartë se skenari bazë prej 3.7% nga 3.2% që ishte projektuar në fillim” – tha Delina Ibrahimaj.

Shqipëria ka kaluar disa kriza, por i ka përballuar ato me sukses. Tashmë duhet bërë konsolidimi fiskal dhe të ulet borxhi publik.’ – u shpreh Yan Sun, shefe e misionit të FMN.

Guvernatori Gent Sejko i pranishëm në konferencë ka konfirmuar edhe njëherë se inflacioni do vijojë të mbetet i lartë, ndërsa politika monetare do të shtrëngohet gjatë tremujorëve të ardhshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0