Amerika teston me sukses ilaçin për Alzheimeirin - Business Magazine Albania

Amerika teston me sukses ilaçin për Alzheimeirin

Një ilaç eksperimental ka  treguar se mund të ngadalësojë shkallën e humbjes së kujtesës dhe aftësisë së të menduarit tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit në atë që përshkruhet si një “moment historik” për trajtimin e sëmundjes.

Aftësia e të njohurit tek pacientët me Alzheimer që iu dha ilaçi, i zhvilluar nga Eisai dhe Biogen, ra me 27% më pak se ata që morën një trajtim placebo pas 18 muajsh. Ky është një ndryshim modest në rezultatin klinik, por është hera e parë që ndonjë ilaç  tregon qartë se ndryshon trajektoren e sëmundjes.

“Shumë njerëz mendojnë se Alzheimer është një pjesë e pashmangshme e plakjes. Por nëse ndërhyni herët, mund të ndikoni në përparimin e  saj.”, tha Dr Susan Kohlhaas, drejtoreshë e kërkimit në Alzheimer’s Research Angli.

Lexo edhe: 10 rregullat e arta për të jetuar shëndetshëm dhe sa më gjatë

Në studimin, i cili përfshiu afërsisht 1,800 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, iu dha dy herë në javë ilaçi, i quajtur lecanemab. Gjithashtu u pa se si ilaci ngadalëson humbjen e kujtesës dhe ndikon në përmirësimin e  aftësisë së pacientëve për të kryer puët e përditshme.

Eisai dhe Biogen pritet të aplikojnë për miratim të ilaçit  në SHBA dhe Evropë deri në fund të vitit.

Nëse miratohet,  pritet të ketë vendime të vështira se kush do të financojë për ilaçin, i cili kërkon infuzione çdo dy javë, dhe se kush do të kualifikohet për të./ Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0