Një crossover me performancë të lartë si Kia EV6 GT - Business Magazine Albania

Një crossover me performancë të lartë si Kia EV6 GT

Kia EV6 GT

Makina e re EV6 GT nga Kia është një crossover tërësisht elektrik me performancë të lartë i krijuar për epokën e re të qëndrueshme të lëvizshmërisë. EV6 GT kombinon një performancë gjallëruese me aftësitë e klasit të parë për udhëtime në distancë, karikimin ultra të shpejtë dhe një autonomi në botën e vërtetë tepër mbresëlënëse për udhëtim ndërshtetëror të palodhshëm.

Dizajni eksterior shprehës i EV6 GT përfshin disa ndryshime sportive dhe përmirësime estetike që ndihmojnë në performancën e makinës. Përdoruesit e makinës përshëndeten nga një hapësirë e fokusuar dhe e rehatshme që vjen me teknologjinë më të fundit të dizenjuar për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e drejtuesit dhe pasagjerëve, duke përmirësuar sigurinë dhe ndërlidhjen në çdo hap të një udhëtimi.

Performancë është rritur ndjeshëm në krahasim me 2 motorët standartë AWD të EV6, falë instalimit të një motori të ri me prodhim të ri që sjell një rritje të jashtëzakonshme prej 63% në fuqinë totale, krahasuar me motorët e pasëm në modelin standard.

EV6 GT mund të arrijë shpejtësinë 0-100km/h në vetëm 3.5 sekonda, duke e bërë këtë makinë më të shpejtën që Kia dhe Hyundai Motor Group ka prodhuar ndonjëherë – ajo ka një shpejtësi maksimale prej 260km/h. Dhe pse ky crossover ka përmirësime të ndjeshme në performancë, autonomia e kësaj makine është po kaq mbresëlënëse me 424 km dhe mund të karikohet nga 10-80% në vetëm 18 minuta.

Lexo: Qytetet inteligjente, sfidat dhe mundësitë për rajonin

Sjoerd KnippingZëvendës President i Marketingut dhe Produktit në Kia Europe komentoi: “Ndërkohë që Kia vazhdon para me misionin e tij për t’u shndërruar në një ofrues lider i zgjidhjes së lëvizshmërisë së qëndrueshme, EV6 GT e re është shenja më e qartë se si makinat tërësisht elektrike mund të ofrojnë nivele ndërveprimi dhe drejtimi të pakrahasueshme. Këtu kemi një crossover që kombinon fuqinë, performancën dhe zhdërvjelltësinë e një makine sportive me komfortin, autonominë e lartë dhe aftësitë e karikimit të shpejtë nga të cilat një GT moderne përfiton.”

Ndërkohë që të gjithë drejtuesit mund të jenë të siguruar për performancën tepër gjallëruese, EV6 GT mundëson gjithashtu një drejtim të përmirësuar dhe karakteristika kontrolli të makinës për një ndjesi sa më të lidhur me rrugën. Frenat e performancës së lartë, timoni i optimizuar dhe sistemi i amortizatorëve i ripunuar rrit kontrollin dhe konfidencën, ndërkohë që një sistem i përmirësuar Drive Mode Select me një modalitet të ri GT Mode lejon drejtuesi të personalizojnë eksperiencën e tyre të udhëtimit.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0