Bregu: Digjitalizimi kërkon një qasje ndër breza - Business Magazine Albania

Bregu: Digjitalizimi kërkon një qasje ndër breza

Bregu: Dixhitalizimi kërkon një qasje ndër breza

“Sot është një ditë e shënuar për Prishtinën, që është kthyer sot në qendrën e gravitetit, të një prej nismave më të mëdha të Procesit të Berlinit – Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor”. Deklarata vjen nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në hapja e Samitit të 5-të Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS) të mërkurën në Prishtinë.

“Prishtina sot është më dinamike nga bizneset e reja, kompanitë e IT-së, ekspertët që po shfrytëzojnë potencialet digjitale, për zhvillimin e rajonit tonë. Është e njëjta frymë dhe energji që kemi ndjerë nga afër, vetëm dy javë më parë, kur organizuam Balkathon 3.0. Përpjekjet dhe vullneti i të rinjve, janë një forcë e madhe dhe frymëzuese, që na detyron ne, politikëbërësit, të punojmë shumë më shumë, duke ndjekur inteligjencën dhe ritmin dinamik të tyre.” tha zonja Bregu.

Sipas saj “Digjitalizimi në rajon ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë, duhet të theksojmë se ka shenjuar përparime të mëdha me përhapje të gjerë dhe përvetësim masiv të shërbimeve elektronike; Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit po bëhet një shërbim kryesor eksportues dhe një aset ekonomik për shumicën e ekonomive tona,” tha Bregu duke marrë më tej si shembull Kosovën, që është shtëpia e një numri të madh talentesh të klasit botëror.

“Shkalla më e lartë e përdoruesve të internetit në rajon është 93 %; me një numër të madh të kompanive IT. Vetëm vitin e kaluar nga Kosova janë eksportuar 130 milionë shërbime të Teknologjisë Dixhitale. Pas më shumë se një viti, kur është vënë në zbatim “Fol si n’shpi”, Marrëveshja Rajonale e Roaming, ne krenohemi me suksesin dhe gjithë ç’kanë fituar qytetarët: janë 143 milionë minuta telefonata, dalëse, nga përdoruesit tanë roaming në vitin 2021, shifër kjo që përfaqëson 50% rritje vjetore krahasuar me 2019 dhe 2020-ën” tha zonja Bregu.

Nga ana tjetër ajo kujtoi se rajoni i Ballkanit kohët e fundit po përballet me sulme kibernetike tejet serioze. Njohuria digjitale është ende e ulët (24% në 47% krahasuar me 54% që është në BE), siç është edhe niveli i ndërveprimit ndërkufitar. Sipas zonjës Bregu kjo është arsyeja që marrin më shumë hov e zënë më shumë rrënjë lajmet e rreme dhe disinformimi.

“Ky Samit vjen në një moment të veçantë për rajonin tonë. Ndërkohë që krizat gjeopolitike, e inflacionit, energjitike, ushqimore, klimaterike, dhe të tjera janë të pranishme, ne po përpiqemi, gjithashtu, të gjejmë disa gjëra pozitive” tha zonja Bregu.  Sipas saj vendet e rajonit “… do të duhet të vazhdojnë të insistojnë që hapat e guximshëm, vendimtarë dhe të përcaktuar, për anëtarësimin e rajonit në BE, të ndërmerren pa vonesa të mëtejshme, duke përfshirë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe statusin e vendit kandidat për Bosnjë & Hercegovinën.

RCC  mbështeti këtë eveniment, më të madhin rajonal për digjitalizim, për të pestin vit radhazi. Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor zhvillohet çdo vit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Përbashkët të Tregut Rajonal për Ballkanin Perëndimor. Pas Samitit të mbajtur në Shkup në vitin 2018, në Beograd, Tiranë dhe Podgoricë, përkatësisht në vitin 2019, 2020 dhe 2021, këtë vit Samiti i 5-të Dixhital i Ballkanit Perëndimor organizohet  me mikpritjen e Qeverisë së Kosovës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0