Squid Game triumfon në çmimet Emmy! Lavdi edhe për Succession të HBO - Business Magazine Albania

Squid Game triumfon në çmimet Emmy! Lavdi edhe për Succession të HBO

Lee Jung-Jae i  Squid Game u bë ylli i parë aziatik që fiton çmimin Emmy për aktorin më të mirë mashkull në një dramë. Aktori koreano-jugor e rrembeu statujën e shumëlakmuar për interpretimin e rolit të Seong Gi-hun, personazhit të trazuar të serialit tejet të suksesshëm të Netflix.

Krijuesi i Squid Game, Hwang Dong-hyuk, rrëmbeu çmimin e regjisorit më të mirë të një seriali dramatik, edhe ai gjithashtu i pari aziatik që shënon një arritje të tillë. Për të dytin vit radhazi, Ted Lasso u shpall seriali më i mirë komedi, ndërsa çmimi i zhanrit të dramës më të mirë shkoi për Succession. Krijuesi britanik i saj, Jesse Armstrong, nuk la pa bërë shaka për monarkinë në fjalimin e pranimit të nderimit të bërë.

Lexo edhe: Gara për “Luanin e Artë”. Hapet Festivali i Filmit në Venecia

“Është një javë e madhe për pasardhësit – Mbreti i ri në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ky çmim për ne. Me sa duket, në fitoren tonë përfshihej pak më shumë votim sesa për Princin Charles.” – u shpreh Jesse Armstrong, nga The Succession.

Aktorja më e mirë u shpall Zendaya, një nga fytyrat e reja më të preferuara të Hollivudit së fundi për interpretimin e adoleshentes së varur nga droga, Rue në serialin Euphoria të HBO-së. Ceremonia e përvitshme e çmimeve Emmy nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit dhe artistët më të mirë të filmave dhe shfaqjeve televizive.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0