Qytetet Inteligjente - Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, përballë mundësive të investimeve Tech - Business Magazine Albania

Qytetet Inteligjente – Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, përballë mundësive të investimeve Tech

Frymëzuar dhe nxitur nga ajo që teknologjia mund të bëjë në mjedisin urban dhe jetën e komuniteteve – sot, qytetet e zhvilluara janë fokusuar tek investimet e teknologjisë digjitale. Në fokus, përfitues të investimeve që bashkitë evropiane kanë përqafuar, është thjeshtimi i operacioneve të qytetit dhe shërbimeve publike, ekonomia qarkore dhe mjedisi.

Sipas të dhënave të Parlamentit Europian, pothuajse të gjitha qytetet në vendet nordike janë qytete të zgjuara. Shumica e qyteteve me popullsi mbi 100,000 banorë në Itali, Austri dhe Holandë kanë zhvilluar konceptin smart, ndjekur nga gjysma e qyteteve britanike, spanjolle dhe franceze. Në krahasim, vendet anëtare lindore të BE-së kanë numrin më të ulët të qyteteve inteligjente, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor janë ende në hapat e parë.

Por, për herë të parë në Shqipëri – me qëllim nxitjen e rritjes së pranisë së kompanive të teknologjisë në Ballkanin Perëndimor, Dhoma Amerikane e Tregtisë, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane do të organizojë eventin rajonal “Qytetet Inteligjente-Konferenca rajonale e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Sipas një postimi në rrjetet e saj sociale, AmCham bën të ditur se konferenca parashikon një takim dy-ditor mes Kryetarëve të Bashkive të vendeve të Rajonit, kompanive globale tech dhe ekspertëve të lartë amerikanë mbi mundësitë e investimeve të teknologjisë inteligjente në qytetet e rajonit.

Lexo: Paketa e dytë anti-krizë/ Rritet paga minimale dhe ndihma ekonomike, indeksohen pensionet

Kompanitë lider globale do të shfaqin risitë, shërbimet dhe zgjidhjet e tyre në lidhje me qytetet inteligjente – ndërsa kryetarët e bashkive do të prezantojnë vizionin dhe përvojat e tyre për një zgjidhje më të sigurt dhe më të gjelbër për komunitetet e qyteteve të Ballkanit.

Sjellja në Tiranë e një grupi të konsiderueshëm kompanish globale të teknologjisë për t’u njohur me potencialet që ofron Shqipëria dhe Ballkani, krahas sfidave që mbeten për t’u zgjidhur, është një ngjarje shpresëdhënëse në perspektivën e krijimit të një kanali të ri të thithjes së investimeve përmes sektorit të teknologjisë, i cili ofron potencialet më të mëdha për t’u modernizuar.

Por çfarë e bën një qytet të zgjuar?

Qytetet inteligjente (smart)  vënë në punë të dhënat dhe teknologjinë digjitale për të marrë vendime më të mira dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, ndërsa ndjekin zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe mbrojtjes mjedisore. Të dhënat më gjithëpërfshirëse dhe në kohë reale u japin agjensive mundësinë për të parë ngjarjet ndërsa ato zhvillohen, të kuptojnë se si po ndryshojnë modelet e kërkesës dhe të përgjigjen me zgjidhje më të shpejta, me kosto më të ulët, duke krijuar një terren performues ekonomik me përfitues fundor qytetarët.

Gjatë dy ditëve të konferencës rajonale që do të mbahet në Tiranë, kompanitë lider globale do të shfaqin risitë, shërbimet dhe zgjidhjet e tyre në lidhje me qytetet inteligjente – ndërsa kryetarët e bashkive do të prezantojnë vizionin dhe përvojat e tyre për një zgjidhje më të sigurt dhe më të gjelbër për komunitetet e qyteteve të Ballkanit.

Konferenca parashikon të promovojë vendosjen e lidhjeve konkrete mes teknologjive perëndimore dhe bashkive të qyteteve të vendeve të rajonit si dhe shkëmbimin e kontakteve dhe eksplorimin e mundësive për të investuar në sektorin e teknologjisë inteligjente.

Deri tani qytetet e Ballkanit janë përfshirë në projekte pozitive të zhvillimit të qyteteve inteligjente por janë ende larg potencialeve zhvilluese që do të bëheshin të prekshme në jetën e përditshme të ekonomisë dhe qytetarëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0