Paundi arrin nivelin më të ulët 37 vite. Ekspertët paralajmërojnë recesionin - Business Magazine Albania

Paundi arrin nivelin më të ulët 37 vite. Ekspertët paralajmërojnë recesionin

paundi britanik

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej vitit 1985. Një paund u shkembye së fundi me 1.145 dollarë, nivel ky që nuk shihej prej pothuajse 4 dekadash.

Banka e Anglisë e pranoi se vështirësitë ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi monedhën vendase. Guvernatori i Bankës Britanike, Andrew Bailey, paralajmëroi se në këtë pikë, shumë pak mund të bëhet për të parandaluar që Britania të zhytet në recesion. Arsyet sipas tij janë të qarta: ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe çmimet e energjisë.

Lexo edhe: Mbi 9%! Inflacion rekord në vendet e Eurozonës. Normat e interesit sërish drejt rritjes

Banka pret që ekonomia britanike të tkurret në tre muajt e fundit të vitit 2022 dhe kontraktimi të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.  Shefi i Bankës Botërore ndërkohë paralajmëron për recesion global. Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur Qeveria britanike planifikon të kufizojë rritjen e mprehtë të faturave të energjisë. Çmimet e energjisë e morën një goditje prej masave të vëna për frenimin e pandemisë së koronavirusit, por situata u përkeqësua akoma edhe më shumë kur Rusia kufizoi ndjeshëm  furnizimin me gaz të Europës, pas sanksioneve të vendosura asaj për shkak të agresionit në Ukrainë.

CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0