Rënia e zgjatur e vlerës së Bitcoinit ka mbjellë shqetësim mes qytetarëve të El Salvadorit. Megjithatë, ndonëse janë më pak entuziastë sesa në fillim për monedhën digjitale, përdoruesit shpresojnë në një rimëkëmbje të saj. Kjo kriptovalutë përdoret ligjërisht në vend prej një viti tashmë.
“Në fillim e përdorja, por kështu si po vijnë gjërat tani ia kam frikën. Madje mund ta heq fare aplikacionin.” – shprehet Carmen Mejia, studente.
Një vit më parë, El Salvadori u bë vendi i parë në botë që e pranonte bitcoinin si monedhë të ligjshme së bashku me dollarin, të cilin e ka përdorur prej dy dekadash, një lëvizje kjo e vënë në pikëpetje nga Banka Botërore dhe FMN-ja. Projekti pilot i Presidentit Nayib Bukele nisi në 7 shtator 2021, me premtimin e vënies në shina të një popullsie që operon kryesisht jashtë sistemit formal. Qeveria krijoi portofolin elektronik Chivo dhe i dha çdo përdoruesi një ekuivalent prej 30 dollarësh. Deri në janar, aplikacioni pati 4 milionë shkarkime, sipas vetë presidentit, në një vend që numëron 6.6 milionë banorë dhe me një diasporë prej 3 milionë vetësh kryesisht në SHBA. Bukele kërkonte që remitancat, të cilat përfaqësojnë 28% të PBB-së, të kanalizoheshin më shumë përmes Chivo-s dhe më pak përmes agjencive tradicionale, të cilat kanë komisione më të larta. Megjithatë, ish-presidenti i Bankës Qendrore të Rezervës, Carlos Acevedo, e pohoi se “më pak se 2% e remitancave arritën të vijnë përmes portofolëve digjtalë, që do të thotë se nuk ka pasur përfitime as nga ajo anë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.