Transformo karrierën, bëhu kontabilist digjital dhe puno si freelancer! - Business Magazine Albania

Transformo karrierën, bëhu kontabilist digjital dhe puno si freelancer!

Kudo Education, në partneritet me Balkans Capital, sjellin për herë të parë në Shqipëri trajnimin
profesional “Become Freelance Digital Accountant”. Eventi lancues do të mbahet në Protik
Innovation Center ditën e hënë më 12 shtator, ora 18:00.


Biletat Become Freelance Digital Accountant – Launching Event Tickets, Mon, Sep 12, 2022 at 6:00 PM | Eventbrite

Përse duhet të konsideroni një të ardhme si digital accountant? Sepse, digjitalizimi po prek çdo
fushë, duke e transformuar atë me hapa të shpejtë, duke ofruar mundësi ndërkombëtare për
profesionalistë, çdo ditë e më shumë. Aktualisht, platformant më të njohura që ofrojnë projekte
freelancer, kanë kërkesa të larta për njohuri dhe eskpertizë lidhur me programin QuickBooks
Online.

Objektivi kryesor i trajnimit është që pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë si freelancer dhe
transformimin e karrierës suaj si kontabilist digjital, duke u pajisur me aftësitë e duhura për të
marrë pjesë në tregjet botërore të financës dhe kontabilitetit.

Lexo: Pyetjet që duhet të bëni përpara se të punësoheni në një start-up

Grupi i parë i trajnimit është planifikuar të fillojë më 22 Shtator 2022. Trajnimi do të mbahet
online (për faktin se puna si freelancer është gjithashtu online) dhe do të jetë praktik, interaktiv,
ku çdo pjesëmarrës do të ketë akses në QuickBooks Online, do të marrë materialet e caktuara
dhe gjatë trajnimit do të hapni një llogari në platformat per freelance, si dhe do të ndertoni
profilin tuaj.

Suksesi vjen kur mundësitë takojnë njerëz të përgatitur, prandaj bëhuni pjesë e grupit të pare
dhe transformoni karrierën tuaj me “Become Freelance Digital Accountant”, duke u bërë pjesë e
tregjeve botërore të financës dhe kontabilitetit me klientë ndërkombëtarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0