Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi
ekonominë kombëtare, kërkon nga qeveria e Shqipërisë të themelojë Fondin Emergjent dhe Strategjinë
e Menaxhimit të Krizës Energjitike. Gjithashtu, krijimi i Tregut të Përbashkët të Energjisë Shqipëri-
Kosovë është domosdoshmëri dhe duhet përshpejtuar, sipas saj.
Konfindustria, përmes një komunikimi me mediat, kërkon që në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë, përvec të tjerash edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.
Krijimi i një kompanie të vetme të tipit holding, që do të përfshinte KESH dhe OSSHE dhe mënjanimi i të tretëve/sekserëve, “në shitje- blerjet e energjisë do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të
paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit masiv.
Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin
prodhues, industritë dhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me falimentime masive, papunësi dhe deri
rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.
Lexo: Konfindustria bën thirrje për transparencë për konçesionin e Portit të Durrësit
Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha mundësitë natyrore dhe të veçantive të sistemeve energjitike, që
me vullnet politik jo vetëm të përballojnë me sukses krizën energjitike botërore, por edhe të kenë
përfitime të mëdha strategjike.
Shqipëria prodhon pothuaj 100% të energjisë nga uji me kapacitete të instaluara, që tejkalojnë me afër
30 të nevojave të saj. Kosova ka rezerva linjiti me rëndësi botërore. Sa më sipër i bën shtetet shqiptare
pothuaj të pavarura nga ndryshimet e tregjeve të energjisë nga gazi i Rusisë. Pa përmendur potencialet
mjaft të mëdha dhe krejt të pashfrytëzuara të energjisë diellore, erës, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.