Edicioni i 79-të i Festivalit të filmit në Venecia e ngriti siparin me filmin “White Noise” të Adam Driver, që rrëfen dramën e një krize vdekjeprurëse shëndetësore, keqinformimit dhe barnave me recetë. “White Noise” është i pari i katër filmave të prodhur nga Netflix që konkurrojnë për çmimin kryesor “Luani i Artë”, teksa platforma e njohur po kërkon të forcojë kredencialet e saj artistike.
Një satirë e mprehtë dhe e këndshme e kulturës amerikane të konsumizmit dhë këndvështrimit akademik është ajo që bashkoi Driver me regjisorin Noah Baumbach, pas një tjetër bashkëpunimi të shumëlëvduar të tyre, “Marriage Story”.
Lexo edhe: Kinematografia shqiptare, një industri pa financa
Festivali, zhvillohet çdo vit në ishullin Lido, i rrethuar nga plazhet dhe mbërrin saktësisht në kohën e duhur për nisjen e fushatave të çmimeve Oscar. Tetë nga 10 Oscarët e fundit për regjisorin më të mirë kanë shkuar për filma, që premierën e tyre e patën pikërisht në Venecia, përfshirë fituesen e ceremonisë së këtij Jane Campion me “The Power of the Dog” – një tjetër prodhim i Netflix.
Në Lido ishte dhe aktorja franceze Catherine Deneuve, që u shfaq me një flamur ukrainas të ngjitur në xhaketën e saj teksa mbërriti për të marrë një cmim të shumëmerituar karriere. Politikania amerikane Hillary Clinton ishte ndër personat e tjerë të famshëm që shkelën në tapetin e kuq të celjes së festivalit më të gjatë të filmit në botë, juria e të cilit kryesohet këtë radhë nga aktorja e famshme amerikane, Julianne Moore. 23 filmat e e përzgjedhur ta garojnë përgjatë 10 ditëve të festivalit dominohen kryesisht nga filma hollivudian dhe europiano-perëndimorë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto