Gjermania përgatit paketën e tretë lehtësuese për krizën - Business Magazine Albania

Gjermania përgatit paketën e tretë lehtësuese për krizën

Ekzekutivi gjerman përgatitet të miratojë një paketë të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale.  “Jemi duke punuar për një valë të re lehtësimesh të mëdha”, pohoi kancelari Olaf Scholz, pas një takimi këshillues mes tre partive të koalicionit.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partisë liberale, FDP, e quajti një “paketë të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse. Ai tha se, do të ketë mbështetje financiare për më pak të favorizuarit, ndërsa sqaroi se ajo do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Lexo edhe: Inflacioni në eurozonë arrin rekord të ri në muajin gusht

Megjithë pyetjet e gazetarëve, as Lindner, as Scholz e as Ministri i  Energjisë Habeck, nga partia e te gjelbërve, nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë kjo paketë. Në 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit. Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal. Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit.

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave,  ajo mund të tkurret deri në 142 euro.Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme. Është parashikuar po ashtu ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike, duke përjashtuar spitalet, kopshtet e shkollat e nuk do të lejohet më  nxehja e pishinave private.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0