Dell ndërpret përfundimisht punën në Rusi, mbyll të gjitha zyrat në territorin e këtij vendi - Business Magazine Albania

Dell ndërpret përfundimisht punën në Rusi, mbyll të gjitha zyrat në territorin e këtij vendi

Dell ndërpret përfundimisht punën në Rusi, mbyll të gjitha zyrat në territorin e këtij vendi

Dell është kompania e fundit teknologjike nga perëndimi që është larguar nga tregu rus,  duke mbyllur kështu zyrat e saj në këtë vend.

Kompania amerikane, ishte një prej furnizuesve kryesor në Rusi, që iu bashkua kompanive tjera të  larguara nga Rusia që, kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Dell ka pezulluar të gjitha shitjet në Ukrainë dhe Rusi në shkurt me pretendimin se do të monitorojë situatën për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.

“Në mes të gushtit, kemi mbyllur zyrat tona dhe kemi ndërprerë punën në tërë territorin e Rusisë”, tha Mike Siemienas, zëdhënës në Dell.

“Në fund të shkurtit, morëm vendim të mos shesim, ndërpremë shërbimet dhe mbështetjen teknike për produktet tona në Rusi, Bjellorusi, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainë si dhe Krimenë e aneksuar”, tha ndër tjera Siemienas.

Kujtojmë që Rusia pati aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, ku më vonë – përkatësisht në shkurt të këtij viti iu bashkuan rajonet Donetsk dhe Luhansk – lëvizje kjo që është dënuar nga Ukrainai dhe vendet perëndimore, duke e cilësuar si veprim i kundërligjshëm.

Në anën tjetër ministria ruse e Industrisë, ka njoftuar se shumë hulumtues dhe inxhinierë që punonin më parë për Dell në Rusi, u është ofruar vendi i ri i punës.
reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0