Eksportet e produkteve bujqësore të Ukrainës ka të ngjarë të rriten në rreth 4 milionë tonë në gusht, falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, që zhbllokoi portet e vendit të Detit të Zi, shkruajnë mediat e huaja.
Denys Marchuk, organizata e të cilit përfaqëson prodhuesit bujqësorë, tha në një konferencë televizive se shifra përfaqësonte një rritje nga korriku, kur 3 milion tonë prodhime bujqësore u eksportuan jashtë vendit.
Lexo edhe: Eksportet e grurit do të vijojnë pavarësisht sulmeve ruse në Odesa
Por ai paralajmëroi se pavarësisht mundësive të reja të eksportit, fermerët ukrainas do të përballeshin ende me mungesë fondesh dhe një e treta e tyre do të refuzonin mbjelljen e drithërave gjatë 2022-2023, e cila do të fillojë më vonë këtë muaj./ Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.