Nëse ndiheni të rraskapitur në fund të një dite të rëndë në punë, ka mundësi që të keni menduar shumë.Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i lëndës gri (në tru) mund të shkaktojë lodhje mendore, duke e bërë më të vështirë marrjen e vendimeve.
Hulumtuesit analizuan përbërjen kimike të trurit të dy grupe njerëzish në një ditë pune. Njëri grup u ngarkua me detyra të lehta, ndërsa tjetrit iu kërkua të kryente versione më komplekse të të njëjtave detyra njohëse. Shenjat e lodhjes, si zvogëlimi i bebes së syve, u regjistruan vetëm te grupin që kryente detyra më komplekse.
Duke përdorur spektroskopinë e rezonancës magnetike, kërkuesit e Spitalit Universitar Pitie-Salpetriere në Paris zbuluan se puna njohëse me intensitet të lartë nxit grumbullimin e glutamatit – një substancë kimike që përdoret nga qelizat nervore për të transmetuar sinjale te qelizat e tjera – në korteksin paraballor.
Menaxhimi i niveleve të tepërta i bën më të vështira aktivitetet e tjera të korteksit paraballor, si planifikimi, procesi vendimmarrës, duke i shtyrë subjektet të favorizojnë veprime që kërkojnë pak përpjekje dhe me shpërblim të lartë, ndërkohë që fillojnë të ndiejnë lodhjen mendore.
Një nga autorët e studimit, Mathias Pessiglione, tha se teoritë e mëparshme hamendësonin se lodhja ishte një iluzion i krijuar nga truri për të na ndalur në atë që po bëjmë dhe për të na shtyrë drejt një aktiviteti më të këndshëm.
“Por rezultatet tona tregojnë se puna njohëse nxit një ndryshim të vërtetë funksional – grumbullimin e substancave të dëmshme – pra lodhja do të ishte një sinjal që na bën të ndalim së punuari, por për një qëllim të ndryshëm: ruajtjen e integritetit të funksionimit të trurit”.
Studiuesit thanë se monitorimi i ndryshimeve të substancave kimike në korteksin paraballor, mund të sjellë ndërlikime praktike, si për shembull ndihma në zbulimin e lodhjes rraskapitëse mendore për të shmangur burnout në vendin e punës.bloomberg
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.