NASA “përgatitet” për në Hënë. Do të nisë raketën pa ekuipazh - Business Magazine Albania

NASA “përgatitet” për në Hënë. Do të nisë raketën pa ekuipazh

NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë si pjesë e programit Artemis, me qëllimin që në një plan më afatgjatë të arrijë  të dërgojë njerëz në Mars.

Fluturimi i parë hapësinor në këtë përpjekje, Artemis-1, pritet të ngrihet pa një ekuipazh më 29 gusht për të fluturuar në orbitë rreth Hënës dhe përsëri në Tokë.

Por astronautët tashmë po stërviten në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston për misionet e mëvonshme hënore.

Lexo edhe: Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024

“Kur bëhet fjalë për një mision fluturimi në hapësirë, të gjithë ne duam të jemi pjesë e misionit të ardhshëm. Unë ndihem mjaft i përgatitur. Pjesa më sfiduese mendore për mua, ishte trajnimi i gjuhës ruse. Ishte goxha e vështirë. Makinat dhe skemat, më pëlqejnë këto gjëra. Por gjuha ruse ishte sfiduese. Pastaj e vështirë është edhe stërvitja e ecjes në hapësirë. Për të mos folur pastaj për të qenit larg familjes.” – u shpreh Victor Glover, astronaut i NASA-s.

Ndërkohë Artemis 2 do të jetë misioni i dytë i planifikuar për në maj 2024 . Ai do të përfshijë një ekuipazh prej katër personash që kryen një provë fluturimi hënor./ AFP 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0