Ish-presidenti Trump nën hetim për spiunazh dhe pengim të drejtësisë - Business Magazine Albania

Ish-presidenti Trump nën hetim për spiunazh dhe pengim të drejtësisë

Më  bërjen publik të premten të urdhrit që autorizoi FBI-në të kontrollonte rezidencën e Donald Trump në MarALago të Floridas,  ish presidenti është nën hetim për spiunazh dhe pengim të drejtësisë. Bashkë më urdhrin e kërkimit u publikua dhe  një listë prej të paktën 3 faqesh, ku detajohet se çfarë konfiskoi FBI në rezidencë.

FBI-ja gjeti dokumente të klasifikuara “top sekret” nga rezidenca e ish-presidentit. Të dhënat e tjera të  sekuestruara përfshijnë edhe disa dokumente të etiketuara, jo vetëm si tepër sekrete, por edhe të një kategorie të veçantë, që përcaktohet për të mbrojtur sekretet më të rëndësishme të vendit që nëse zbulohen publikisht mund të shkaktojnë dëme “jashtëzakonisht të rënda” për interesat e SHBA-së. Mes dokumenteve gjendet edhe një dosje që shkruan “Presidenti i Francës”, por se çfarë përmbajtje fshihet aty ende nuk  dihet.

Midis artikujve të gjetura është një dokument për faljen e Roger Stone, një aleat  i Trump, i cili u dënua në vitin 2019 për dëshmi të rreme ndaj Kongresit gjatë hetimit të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës. Trump e fali Stone para se të largohej nga detyra, duke e mbrojtur nga një dënim tre-vjeçar me burg. Në këtë situatë Trump, tani rrezikon seriozisht edhe mundësinë për dënim me burg ose një gjobë të majme,

Zbulimi i dokumenteve vjen katër ditë pasi Trump konfirmoi publikisht kontrollin e autorizuar nga gjykata në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago nga FBI. Kërkesa që Departamenti i Drejtësisë bëri të enjten për publikimin e urdhrit, është e pazakontë sepse dokumente të tilla zakonisht mbahen konfidenciale ndërsa vazhdon hetimi. Por mesa duket Departamenti kishte arritur në përfundimin se heshtja e tij, që kur u bë kontrolli, kishte krijuar një hapësirë për retorikë të ashpër nga zoti Trump dhe aleatët e tij vendosi se se publiku kishte të drejtën të njihej me versionin e FBI-së për arsyet që sollën kontrollin në shtëpinë e ish-presidentit të hënën. Tani detajet  e zbulua në urdhër nënvizojnë peshën e hetimit – një hetim i paprecedentë i një ish-presidenti për keqpërdorimin e disa prej sekreteve më të ndjeshme të vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0