Cila do të jetë e ardhmja e tregut NFT? Si arriti dizajneri të monetizojë artin e tij digjital - Business Magazine Albania

Cila do të jetë e ardhmja e tregut NFT? Si arriti dizajneri të monetizojë artin e tij digjital

Nga Sabina Iskurti,  

Prishila Gjoka

Buja e NFT-ve duket se ka shkelur në tokën shqiptare! 

Klarens Malluta është një artist shqiptar, i cili i ka dedikuar një pjesë të madhe të kohës së tij tregtimit të NFT-ve. Me një eksperiencë të gjatë në dizajnin grafik dhe videografi, ai na tregon se si zbuloi tregun e NFT-ve dhe vendosi të krijojë koleksionet e tij të artit, të shumëngjyrshme dhe abstrakte, të cilat, jo vetëm që u mirëpritën në tregjet e NFT-ve, por patën një sukses që për Klarensin ishte surprizues. I frymëzuar nga stili psychodelic, ai  përdor efekte me ngjyra të ndezura, duke synuar të krijojë copëza arti që duken estetikisht të bukura. Klarensi na tregon se rrugëtimi i tij drejt artit nisi që në fëmijërinë e hershme. Fillimisht si një hobi dhe një mënyrë për t’ju larguar përditshmërisë, më pas si një pasion që pak nga pak mori formën e një profesioni. Të kthesh pasionin në profesion është një nga shkallët më të larta të vetërealizimit. Për Klarensin ka qenë një rrugëtim sa sfidues po aq edhe i bukur.

Megjithëse mori një drejtim tjetër në fushën e shkollimit, kjo nuk e pengoi atë që të ndiqte pasionin e tij për artin grafik. Klarensi ka mbaruar Bachelorin në Universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinieri Elektronike. Studimet i vazhdoi më tej në Kanada për Power Engeneering. 

Në  periudhën e qëndrimit të tij në Kanada, ai mori një ofertë nga Adobe, ku duhet të punonte çdo muaj për të krijuar livestream-e nga ku mësonte të tjerët se si të përdornin photoshop-in. Por, duke qenë se viza studentore në Kanada nuk e lejonte të qëndronte atje si i punësuar, ai mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, ku nisi dhe karrierën e tij në fushën e dizajnit grafik me punime për figura të njohura të skenës artistike shqiptare.



Në fund të vitit 2019, Klarensi u njoh me botën e NFT-ve. Duke parë artistë të ndryshëm që krijonin punime të ngjashme me punimet e tij dhe i shisnin në platforma të ndryshme për shuma marramendëse, ai nisi të bënte kërkimet e duhura rreth asaj se çfarë ishin NFT-të, përse shiteshin kaq shtrenjtë, si funksiononin dhe si mund të bëheshe pjesë e tyre.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0