GRUPI EUROSIG BËHET AKSIONER I UBA BANK ME 51.02% TË KUOTAVE AKSIONERE DHE VLERË INVESTIMI 712 MILIONË LEKË - Business Magazine Albania

GRUPI EUROSIG BËHET AKSIONER I UBA BANK ME 51.02% TË KUOTAVE AKSIONERE DHE VLERË INVESTIMI 712 MILIONË LEKË

GRUPI EUROSIG

Kompania e sigurimeve Eurosig tashmë zotëron pjesën më të madhe të aksioneve në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, 51.02 % të kapitalit të saj, falë iniciativës së Presidentit të Grupit Eurosig-Insig, z. Kadri Morinaj. Pas blerjes nga Eurosig, UBA Bank bëhet banka e pestë me kapital shqiptar.

Në korrik 2021 Eurosig pagoi për blerjen e aksioneve shtesë të Uba Bank, bazuar në marrëveshjen e blerjes nga aksionari IDB (Banka Islamike për Zhvillim).

Pas kësaj blerje kapitali i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA) zotërohet 51% nga aksionerë vendas.

Deri në fund të vitit 2020 Eurosig zotëronte 21.02 të kapitalit të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), duke u bërë aksionari i dytë më i madh pas Bankës Islamike për Zhvillim, e cila kontrollonte 72.2% të kapitalit të bankës.

Pjesa e mbetur e aksioneve të kapitalit zotërohet nga Ithmaar Bank nga Bahreini dhe disa aksionerë të vegjël individualë, kryesisht nga Arabia Saudite. Eurosig hyri në UBA Bank në gusht të vitit 2019, duke blerë 9 % të aksioneve nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB), për mbi 1 milion USD.

Në vijim Eurosig nënshkroi pjesën dërrmuese të rritjes së kapitalit të bankës, të kërkuar nga Banka e Shqipërisë për 984 mijë USD të tjerë, duke e rritur pjesëmarrjen e kuotave të kapitalit bankar në 15.32 %.

Më pas bleu edhe 1.36 % të aksioneve, të zotëruara nga kompania malajziane Business Focus SDN, për rreth 169 mijë USD.

Investimi i Eurosig në UBA Bank deri në fundvitin 2020 arriti në 2.7 milionë USD dhe qëllimi i Presidentit Kadri Morinaj është marrja gradualisht nën kontroll e UBA Bank. Banka Islamike për Zhvillim nuk ka ambicie të mëdha për t’u rritur në tregun shqiptar dhe ka zgjedhur t’ia lërë gradualisht stafetën Eurosig.

Eurosig ka qenë një ndër subjektet më të interesuar për të përfituar nga epoka e shitjeve me çmime të favorshme në sektorin bankar.

Në 2018 Eurosig solli ofertën më të lartë në garën e blerjes së bankës NBG, por më pas u tërhoq nga gara. Objektivi i biznesmenit Kadri Morinaj për të hyrë në tregun bankar po realizohet te UBA Bank. 

Lexo: Grupi Eurosig mbështet Ukrainën me 50 mijë euro

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është themeluar që në vitin 1993 dhe ushtron aktivitetin, duke u bazuar në parimet e bankingut islamik.

Artikulli u publikua më parë në faqen 17 të numrit 29 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të abonoheni Këtu për nr. 29 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0