Kompanitë e video-lojërave “ndalin” vrullin. Bien shitjet, pas zbehjes së pandemisë - Business Magazine Albania

Kompanitë e video-lojërave “ndalin” vrullin. Bien shitjet, pas zbehjes së pandemisë

Gjigantët e botës së videolojërave panë rënie të shitjeve të tyre në tremujorin e dytë, pasi pandemia Covid-19 vjen drejt zbehjes.

Në tre muajt e fundit, Microsoft, Sony dhe Nintendo secili postuan fitime zhgënjyese në bizneset e tyre të video-lojërave.

Shifrat pasqyrojnë një tkurrje të madhe në shpenzimet e konsumatorëve për videolojërat. Amerikanët shpenzuan 12.4 miliardë dollarë për lojëra në tremujorin e dytë, sipas firmës së kërkimit të tregut NPD, me një rënie prej 13% nga viti në vit.

Arsyet janë të shumta, ku ndër më kryesoret është lehtësimi i kufizimeve pandemike, me njerëzit që shmangin opsionet e argëtimit në shtëpi në favor të aktiviteteve në natyrë.

Lexo edhe: Studimi tregon se koha e shpenzuar duke luajtur video lojëra nuk ka gjasa të ndikojë në mirëqenien tuaj

“Rritja e tregut të përgjithshëm të lojërave është ngadalësuar kohët e fundit, pasi janë shtuar mundësitë që përdoruesit të dalin nga [shtëpia] pasi infeksionet Covid-19 janë ulur në tregjet kryesore”, tha Hiroki Totoki, shefi financiar i Sony..

Sony raportoi një rënie prej 2% në shitje nga viti në vit në njësinë e saj të lojërave në tremujorin dytë, ndërsa fitimet operative ranë pothuajse 37%. Kompania lëshoi ​​gjithashtu një perspektivë të zymtë, duke ulur parashikimin e saj të fitimit për vitin e plotë me 16%.

Arsyeja kryesore? Njerëzit shpenzojnë më pak kohë për lojëra online dhe më shumë kohë për të dalë.

Koha totale e lojës midis bazës së lojtarëve të PlayStation ra 15%, shumë më e ulët se sa ishte parashikuar fillimisht nga kompania.

CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0