Konfindustria: të ulet çmimi i naftës në vend - Business Magazine Albania

Konfindustria: të ulet çmimi i naftës në vend

Konfindustria

Konfindustria i kërkon Bordit të Trasparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në treg.

Ndërkohë, që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 ditët e para të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyrë të ndjeshme nën 95$/fuçi, në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë, sipas Konfindustrisë.

Administratori i saj Gjergj Buxhuku thekson se, “mbështetur në vlerësimet krahasuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës me pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër.

Mosndërhyrja e përsëritur në kohë e Bordit të Trasparencës për uljen e çmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës si edhe përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore nëpërmjet “shtrydhjes” së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë”.

Është shumë shqetësuese dhe goditje e rëndë shkatërruese për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare rritja e fortë e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit në kushtet e inflacionit të lartë dhe me kah rritës. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022 të ardhurat në buxhet janë shtuar me afër 200 milionë euro drejtëpërdrejtë të lidhura vetëm më rritjen e çmimeve. Inflacioni i raportuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është 7.8%, ndërkohe sipas të dhënave reale është mjaft më i lartë, vëren Konifindustria në njoftimin e saj për mediat.

Çmimet e larta në nivel absolut botëror të karburanteve në Shqipëri, gërshetuar me çmimet e ulta krahasuese në rajon, kanë pasoja të forta shkatërruese, sidomos për prodhimin vendor dhe industritë, që rrezikojnë qartësisht shkaktimin e falimentimit.

Çmimet e larta të karburanteve janë ndër faktorët kryesorë edhe të goditjes ndaj sektorit strategjik të turizmit në vitin 2022 në vazhdim, thekson Konfindustria.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0