SHBA në “frikë” recesioni. Ekonomia ngadalësohet për të dytin tremujor radhazi - Business Magazine Albania

SHBA në “frikë” recesioni. Ekonomia ngadalësohet për të dytin tremujor radhazi

Kriza e fortë e çmimeve duket se po lëkund edhe ekonominë amerikane pasi është tkurrur për të dytin tremujor radhazi, duke rritur rrezikun për një recesion të mundshëm.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë, prodhimi i brendshëm bruto shënoi një rënie vjetore prej 0.9% tremujorin e dytë, por me gjithë ngadalësimin e shfaqur sipas Reuters Shtëpia e Bardhë thotë se ekonomia është në gjendje të mirë dhe nuk bëhet fjalë për recesion.

Por, nisur nga ecuria e deritanishme e ekonomisë amerikane , pasiguritë janë shtuar edhe për gjysmën e dytë të vitit. Besimi i biznesit dhe konsumatorëve amerikanë është përkeqësuar, ndërsa inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të larta.

Norma e inflacionit në shtetet e Bashkuara arriti në 9.1% në qershor, duke reflektuar goditjen e fortë të çmimeve të larta, duke bërë që edhe familjet amerikane të përballen me kosto të rritura të jetesës.

Lexo edhe: SHBA masa kundër inflacionit, rritja më e madhe e normës së interesit që nga 1994

Përshpejtimi i inflacionit bëri që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 0.75% për të dytin muaj radhazi në përpjekje për të zbutur efektet e tij në ekonomi, një veprim që erdhi vetëm një ditë para publikimit të shifrave të reja të ecurisë së ekonomisë amerikane për tremujorin e dytë.

Sinjale negative shfaqën edhe kursimet e amerikanëve që ranë në 968.4 miliardë dollarë në tremujorin e dytë, nga 1.02 trillionë dollarë që ishin në tremujorin e parë të këtij viti.

Pak ditë më parë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimet e rritjes globale si rrjedhojë e situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë. Ndërkohë sipas tij, ekonomia e shteteve të Bashkuara do të rritet vetëm me 2.3% këtë vit dhe rritja do të jetë më e ulët për vitin e ardhshëm prej 1%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0