Greva e punonjës të saj e ka goditur Lufthansën; gjigandi gjerman është detyruar të anullojë më shumë se 1000 fluturime në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut, dy qendrat kryesore të tij.
Fluturime pritet të anullohen edhe më vonë gjatë javës, pasi efektet e grevës njëditore do të vazhdojnë. Vendimi i stafit ka prekur dhjetëra mijëra pasagjerë, pikërisht në kohën kur kriza e udhëtimeve vazhdon të thellohet në Europë.
Lexo edhe: Lufthansa thotë se deri vitin e ardhshëm do të ketë probleme me fluturimet
Rreth 134,000 pasagjerëve u është dashur të ndryshojnë planet e tyre apo t’i anulojnë ato. Nga kjo lëvizje janë prekur më shumë bazat e Lufthansës në Frankfurt dhe Mynih, por fluturime të saj janë anulluar edhe në Dyseldorf, Hamburg, Berlin, Bremen, Hanover, Shtutgart dhe Këln. Kompania vetë u ka ka sugjeruar pasagjerëve të mos shkojnë nëpër aeroporte, sepse për shumicën e shërbimeve nuk ka staf.
Terminalet ishin të zbrazëta në orët e para të mëngjesit, por më vonë njerëzit kanë tentuar të gjejnë zëvendësime për fluturimet e anuluara. Sindikata Verdi u ka bërë thirrje rreth 20.000 punonjësve që përbëjnë stafin tokësor të Lufthansa-s për të hyrë në grevë për të ushtruar presion mbi drejtuesit e saj në kontekstin e negociatave të vazhdueshme për pagat. Michael Niggemann, kreu i burimeve njerëzore në Lufthansa, kritikoi thirrjen për grevë, duke thënë se ishte një “përshkallëzim i hershëm pas vetëm dy ditësh negociata në atë që deri tani ka qenë një raund i negociatave kolektive konstruktive”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.