Sulmi rus në Odessa vetëm pak orë pasi u vulos marrëveshja për rifillimin e transportit të ushqimeve, nuk do ta bllokojë drithin ukrainas, të paktën këtë mendon OKB, sipas të cilës eksportet duhet të rifillojnë brenda pak ditësh.
Nisja e drithit do të bëhet nga Odesa dhe dy porte të tjera në Detin e Zi, nga porti Chernomorsk dhe Yuzhny, pohoi zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, i cili shtoi se “duam të sigurohemi se do të jenë të gjitha kushtet e duhura për udhëtimin e sigurtë të anijeve”. “Çdo gjë që nuk i përmbahet kësaj, sigurisht që nuk ndihmon për suksesin e kësaj iniciative”, shtoi ai duke përsëritur dënimin nga Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres të bombardimit në Odesa.
Lexo edhe: Marrëveshje për grurin mes Ukrainës dhe Rusisë
Rusia e pranoi përgjegjësinë e ketij të fundit, e sipas ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov “nuk ka asgjë në angazhimet (për eksportin e drithit) që Moska firmosi në Stamboll, të cilat do të ndalonin vazhdimin e atij që rusët e përshkruajnë si operacion ushtarak, shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake dhe objektivave të tjera ushtarake” ne vendin fqinj.
Sipas Rusisë, goditjet e saj me raketa ndaj objekteve ushtarake në Odesa, nuk duhet të ndikojnë tek marrëveshja për rifillimin e eksportit të drithit. Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndihmuan me ndërmjetësimin e marrëveshjes së nënshkruar të premten, e cila kërkon që flota ruse në Detin e Zi të lejojë kalimin e sigurt nëpër zonat që Rusia ka bllokuar që kur nisi pushtimin e saj në Ukrainë në fund të shkurtit. Marrëveshja u përshëndet si një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së një krize globale të ushqimeve, dhe shefi i OKB-së Guterres e quajti atë “një fener shprese, mundësie dhe lehtësimi”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.