Vial synon të jetë shoqëria e parë autonome e decentralizuar në Shqipëri dhe në botë, që do të jetë në internet dhe do të lidhë së bashku të gjithë diasporën shqiptare. Në fillim është krijuar me dëshirën që vendimarrjet të merren nga komuniteti duke përdorur teknologjinë blokchain, e për të bërë një gjë të tillë duhet që të krijosh fillimisht një aplikacion, ku njerëzit të kenë mundësi të marin shpërblime dhe të japin. Këtë gjë pritet ta japë brenda fundit të këtij viti.Eksperti i kriptovalutave Valentin Çela tregon eksperiencën e vial community në Shqipëri.
Si çdo komunitet edhe vial ka një qëllim për të sjell një zhvillim më të madh të këtij tregu në vendin tonë.
‘Qëllimi i vial është që t’u ofrojë njerëzve mundësi të vërteta dhe aplikime të njëpasnjëshme për të gjeneruar burimet e të ardhurave si dhe për ti dhënë mundësinë për të mësuar më shumë për blockchain. Qëllimin e ka edukativ dhe të gjithë anëtarët e ekosistemit që gjenden në këtë fazë ne i quajmë themeluesit sepse janë ata që i japin jetë Vialit. Ne jemi themeluesit e parë ndaj po emigrojmë nga Shqipëria si shtet drejt asaj virtuale në metaverse. Pra ka për qëllim të transformojë ekonominë shqiptare në një ekonomie digjitale në metaverse.’
Zëvendësimi i monedhave cash me ato digjitale ka sjell një epokë të re në mënyrën e përdorimit të parasë. Një treg sipas ekspertit që funksionon nëpëtmjet tri palëve.
‘Monedha digjitale vitet e fundit ka prekur shumë interesat e njerëzve, sepse siç e dimë në vitet e fundit kemi hyrë në një epokë të re, ku përdorimi i parasë cash po sfidohet nga emetimi i monedhave digjitale. Ky është një koncept i ndryshëm nga përdorimi i transfertace elektronike nëprëmjet pikave si western union. Inovacionet e ndryshme i kanë nxitur bankat në botë që të hulumtojnë rreth emetimit të monedhës digjitale. Qëllimi i përbashkët të gjithë krijuesve është që të krijojë lehtësira për shkëmbimin e parave. Monedha virtuale funksionon nëpërmjet tre paleve, pala e parë është ajo marrëse, e dyta dërguese dhe e treta është blokchain, që përfshin të gjithë komunitetin që autorizon një transaksion. Një grup njerëzish të parimit 50+1, ku 50% e njerëzve aktiv në ekosiste ku 1 duhet të autorizojë një transaksion. Në blokchain përdoren dhe kontratat e mënçura, ku asetet të veprojnë në interes të njerëzve.’
Dikur ky treg gjente hapësirë vetëm jashtë ndërsa kohët e fundit ka përfshirë edhe tegun tonë. Sipas Çelës shqiptarët i përqafojnë trendet e reja dhe pse janë akoma skeptikë në përdorimin e parasë digjitale.
‘Njerëzit në shqipëri janë skeptikë në besimin e parasë së tyre, në vend vetëm 30% e popullatës ka një llogari bankare ku mesatarja e botës 67%. Ekonomia shqiptare funksiomon me baza cash, në botën e kripotvalutave dhe monedhave digjitale shqiptarët kanë pasur progres. Në një raport të chanelanalyse, ku përmban një indes t 154 shteteve Shqipëria është 94 nga vendi 118 që ishte para dy viteve.
Shqiptarët i përqafojnë trendet e reja dhe sigurisht ka akoma hapsirë për të mësuar rreth blokchain, ndërsa vial është vazdimisht duke i edukuar njerëzit. Dhe aty mund të marin informacione sesi mund të investojnë dhe të kuptojnë rolin e tyre në botën e monedhave digjitale.’
Një tjetër realitet virtual është edhe metaverse eksperti Valentin Cela na tregon sesi funksionon më konkretisht.
‘Metaverse është realitet virtual, ku njerëzit mblidhen bashkë për të vendosur për fatin e njëri-tjetrit duke përdorur sistemet e decentralizuara ku mazhornaca që është 50+1 vendos se ku do të investohet në hapin e rradhës.
Metaverse përshkruhet si një bitë imagjinare që i vihet në dispozicion publikut mbarë botëror dhe projektohet në syzet e posaçme të realitetit virtuale. Meta do të thotë përtej dhe verse i referoet universit, ishte covid ai që ngjalli më shumë kureshtjen në përdorimin e metaverse.’
Bota ndodhet aktualisht në një krizë, por a është prekur tregu i kriptovalutave nga kjo krizë. Intersi ka rënë shprehet Çela dhe njerëzkt kanë humbur sigurinë në kryerjen e investimeve në reegun e kriptovalutave.
‘Si në të gjthë botën kriza ka pasur ndikim edhe në Shqipëri, në raste krizash njerëzit nuk investojnë paratë për biznes, por i ruajnë për konsum dhe kjo ka prekur edhe tregun e kriptovalutave, ku pasiguria është e lartë ndaj pritet që vlera e tyre në treg të bjerë.’shprehet eksperti.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.