Grupi i hakerave shqiptarë Anonymous Albania ka lëshuar një deklaratë duke komentuar sulmin kibernetik që goditi e-albanian dhe AKSHI-in.
Hakerat shqiptarë i bëjnë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit të kenë kujdes e-mail-at që ju vijnë me PDF, ata ju sugjerojnë që para se të hapet file PDF duhet ta dërgojnë dërgojeni atë forward me një email tjetër dhe e hapin me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.
Lexo edhe: Sulmi kibernetik/ Shumë shërbime ende nuk funksionojnë, biznesi probleme me bilancet
Në fakt një nga shërbimet qeveritare on line që nuk është rikthyer ende, është ai i e-maileve me gov.al nga ku mendohet se ka nisur sulmi. Hakerat që sulmuan Shqipërinë pak ditë më parë publikuan edhe letra dhe shkresa zyrtare të nisura nëpër institucione me këto e mail. Publikimi është bërë një nga faqe web e cila nuk është e aksesueshme nga Shqipëria.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto