Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka shtyrë afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar, nisur nga mosfunksionimi i portalit qeveritar e-Albania.
Sipas njoftimit zyrtar, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania.
Subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.
Bizesnet e kanë kërkuar më parë këtë masë. Konfindustria, kërkoi së fundi shtyrjen e afatit të paraqitjes së pasqyrave financiare përtej datës 31 korrik 2022.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto