Aty ku shumica e qeverive kanë qenë të ngadalta në përpjekjet e tyre për të trajtuar inflacionin, Spanja ka nxitur plot vrull një skemë që i bën disa udhëtime me tren krejtësisht të lira. Nisma do të thotë që pasagjerët do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër Katalonjë, të zhyten në shkëlqimet arkitekturore të Andalucisë ose të eksplorojnë muzetë dhe restorantet e vendit bask.
Njoftimi erdhi të martën, kur qeveria e koalicionit të udhëhequr nga socialistët e Spanjës deklaroi se udhëtimi nëpër pjesë të caktuara të rrjetit hekurudhor shtetëror, Renfe, do të ishte pa pagesë nga 1 shtatori deri në fund të vitit.
Kjo marrëveshje e re në rrugët e Renfe është shtesë e një politike të shpallur muajin e kaluar, në të cilën qeveria qendrore ra dakord për një zbritje prej 30% në të gjithë transportin publik, duke përfshirë metro, autobusë dhe tramvaje.
Në masën 100%, zbritjet hekurudhore do të zbatohen për udhëtimet e biletave me shumë udhëtime në cercanías (shërbimet e udhëtarëve) ose rrugë me distanca të mesme (më pak se 300 km). Masa ka për qëllim kryesisht mbajtësit e biletave të sezonit spanjoll, por turistët mund të përfitojnë nga ajo nëse blejnë bileta për shumë udhëtime.
Lexo edhe: Një nga shtetet më të vogla të Evropës po provon një ide të madhe: Transport Publik falas
“Do të doja që populli i Spanjës të dijë se jam plotësisht i vetëdijshëm për vështirësitë e përditshme që kanë shumica e njerëzve”, tha të martën kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez. “E di që pagat mbulojnë gjithnjë e më pak dhe se është e vështirë t’ja dalësh deri në fund të muajit.”
Uljet e çmimeve po zbatohen për të zbutur ndikimin e inflacionit dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë.
“Kjo masë inkurajon përdorimin e transportit publik për të garantuar një mjet të sigurt, të besueshëm, të rehatshëm, ekonomik dhe të qëndrueshëm për të kryer udhëtimin e përditshëm mes rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të energjisë dhe karburantit”, tha Ministria spanjolle e Transportit në një deklaratë.
Spanja nuk është i vetmi vend evropian që kërkon të ulë kostot e transportit publik.
Në maj, Deutsche Bahn, kompania kombëtare hekurudhore e Gjermanisë, lançoi një skemë biletash prej 9 € në muaj që zgjat nga qershori deri në fund të gushtit. Bileta është e vlefshme në të gjitha shërbimet e transportit publik në Gjermani dhe mund të përdoret në çdo rrugë lokale ose rajonale.
Dhe Austria lançoi “Klimaticket”-in e saj (biletë klimatike) në fund të vitit 2021. E krijuar për të inkurajuar njerëzit të braktisin makinat e tyre, skema u tregua jashtëzakonisht e popullarizuar, me uebsajtin e saj pothuajse duke u rrëzuar kur biletat dolën në shitje. Leja vjetore, me çmim 1,095 €, funksionon me vetëm 21 € në javë ose 3 € në ditë.
Ndërkohë britanikët vazhdojnë të rëndohen nga çmimet e biletave. Në shkurt u njoftua se tarifat e hekurudhave do të rriteshin në të gjithë Anglinë dhe Uellsin me një mesatare prej 3.8%. Railfuture, një organizatë e pavarur që kërkon të reformojë hekurudhat, ka sugjeruar që kostot vjetore të udhëtimit të udhëtarëve do të duken të pakapërcyeshme ndërsa tarifat rriten./ The Guardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.