Cili aparat celular përshtatet me stilin tuaj? - Business Magazine Albania

Cili aparat celular përshtatet me stilin tuaj?

Vivo

Vivo sjell në treg dy modele aparatesh celularë të cilët përshtaten me stilin tuaj! Dëshiron të tregosh se je një lider, hidhi një sy Vivo X 80 Pro dhe specifikave të tij.

Modeli i ri nga Vivo vjen me emrin X 80 Pro, një smartphone i cili spikat që me vështrimin e parë në mënyrën e paketimit. Një kuti në blu të errët dhe fine shpalos një pajisje celulare të lëmuar në ngjyrë të zezë. Vivo X 80 Pro duket si pajisja e duhur për sipërmarrësit.

Ekrani i Vivo X80 Pro vjen i rrumbullakosur dhe i lëmuar nga të katërta anët, me një të zezë mat në pjesën e pasme të celularit dhe një kamer drejtkëndore të pajisur me efektin ZEISS bokeh kinematografik në video, Kamera Portret ZEISS me Gimbal dhe standard ZEISS*T Coating për të gjithë lentet e X80 Pro. Të gjithë këta element të gërshetuar për të ofruar një përvojë unike në ngjyra natyrale dhe shumë pranë reales si dhe portrete kinematografike.

Pjesa e prekshme e ekranit është e përbërë nga xham Flourite AG me qeramikë i cili ndjehet në prekje se i bën gishtat të rrëshqasin natyralisht në opsionet e ndryshme të X80 Pro.

Pajisja inteligjente vjen e kompletuar në paketimin e saj me një fishë dhe kokë karikimi të cilat mund të përdoren lehtësisht edhe veçmas për të lehtësuar eksperiencën e fuqizimit me bateri të pajisjes. Gjithashtu, X 80 Pro vjen e pajisur me kufje të lehta dhe fuqi dëgjimi dhe mbrojtësin e pasëm të celularit. Vivo ju kursen kohë duke sjellë një bateri e cila karikohet shpejt dhe qëndron gjatë me 80w FlashCharge, 50w wireless FlashCharge dhe 256 GB memorie të brendshme.

Modeli tjetër vjen më kreativ dhe rinor për të sjellë ndjesinë e një personi energjik dhe eksplorues në çdo fushë të jetës.

Modeli Y76 nga Vivo vjen me një paketim kompakt dhe praktik në ngjyrë të bardhë. Një model rinor plot jetë, që të jep ndjesinë e një risie që i shtohet jetës së përditshme.

Një produkt me specifika të pabesueshme: eksperiencë 5G, karikim deri në 70% për vetëm 32 minuta, dizajn fin prej 7.79mm, kamera treshe me opsionin selfie në errësirë e shumë elementë të tjerë.

Vivo Y76 karakterizohet nga një ngjyrë fluroeshente në nuancat blu dhe lejla, dizajn unik i cili tregon dëshirën për kreativitet në personin që e mban në duar. Celulari vjen i pajisur me një kokë karikimi, fishë karikimi dhe kufje dëgjimi specifike për Vivo.

Në pjesën e brendshme të telefonit të gjithë aplikacionet e nevojshme ndodhen në vështrimin e parë të grupuara në mënyrë miqësore për ta bërë sa më të thjeshtë përdorimin. Pjesa më e bukur? Butoni anësor nuk është thjesht një buton për të ndezur dhe fikur ekranin por një skanues i fshehtë i gishtit tuaj. Zbuloni eksperiencën e shpejtësisë dhe prakticitetit në një pajisje!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0