“Pastrimi i parave”/ Dhoma Amerikane jep tre rekomandime për përmirësimin e amnistisë fiskale - Business Magazine Albania

“Pastrimi i parave”/ Dhoma Amerikane jep tre rekomandime për përmirësimin e amnistisë fiskale

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka shpjeguar qëndrimin e Dhomës Amerikane gjatë aktivitetit “Pastrimi i Parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale” – Europe House organizuar nga AIS/Open Data Albania.

Ai tha se shqetësimet kryesore lidhen me mungesën e garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale, rrezikun për pastrimin e parave dhe konkurrencën e pandershme, pasi niveli i taksave është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Por, ai shtoi se nëse këto çështje adresohen qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm.

Jaço, sqaroi se konkkluzionet e AmCham nuk janë mendim i një individi, por pjesë e një procesi që rrjedh nga strukturat e AmCham – pra është i gjithë institucioni me strukturat përkatëse që ka marrë pjesë në ndërtimin e opinionit. Kanë qenë 3 komitete të përfshira në proces; Komiteti Ligjor, Komiteti i Investimeve dhe ai i Taksave. Secili nga komitetet jep qendrimin, i cili ka qenë i përbashkët por me këndvështrime të ndryshme, që i shkon bordit të AmCham qe aprovon qendrimin.

Lexo edhe: Dhoma Amerikane: Projektligji për amnistinë fiskale rrezikon të dëmtojë ekonominë

“Une dua të shpjegoj shumë shkurt se ku qendrojmë ne, sepse mund të ketë pasur edhe ndonje keqkuptim.

Ne kemi pasur tre çështje kryesore. E kuptojmë që ligji mund të ketë një intencion pozitiv por nga ana tjetër, kemi identifikuar disa risqe. Në opinionin tonë, garancitë e ofruara që persona të inkriminuar nuk do përfshihen në amnistinë fiskale nuk kanë qenë të mjaftueshme. (Mendoj që ndërkohë po zhvillohet një debat i shëndetshëm mbi këtë me sens përmirësimi).

Lexo edhe:

E dyta, e cila është një nga shqetësimet kryesore të anëtarëve, është rreziku që kjo amnisti mund të thellojë konkurencën e pandershme dhe mendoj se të gjithë e kuptojnë këtë pjesë. E lidhur me këtë është niveli i taksave, i cili është më i ulët për personat që përfitojnë nga amnistia fiskale në krahasim me atë që bizneset e rregullta paguajnë. Nëse do ishte një normë tatimi më të lartë, në një farë mënyre edhe për t’i penalizuar këto subjekte edhe fiskalisht, atëherë do të ishte një situatë tjetër.

E treta dhe shumë e rëndësishme është pozicionimi i Shqipërisë në lidhje me programet e monitorimit nderkombetar. Shqipëria është në procesin e Moneyval, ku tashme është në zonën gri të pastrimit të parave. Mendoj që është e rëndësishme të dalim një herë nga kjo listë. Ky ka qenë një shqetësim edhe nga FMN dhe Bashkimi Europian. Por nëse drafti i ri i adreson këto dhe garanci të mjaftueshme ofrohen nga partnerët ndërkombëarë atëherë dua të qartësoj që qendrimi i AmCham është gjithashtu i adaptueshëm. Ky pozicionim është i rëndësishëm për ne sepse është i lidhur drejtpërdrejtë me aftesinë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Por dua të theksoj se AmCham është një nga grupet e interesit, ne vetëm rekomandojmë – me interesin për të përmirësuar ligjin. Ne nuk jemi vendim-marrës. Por mendoj se adresimi i këtyre çështjeve do ishte i shëndetshëm dhe nëse gjendet një zgjidhje do ishte pozitive për të gjithë,” përfundoi Jaço.

Ndërkohë në një konferencë të mbajtur pak ditë më para ku qeveria prezantoi të gjithë paketën dhe detajet teknike të saj, u adresuan edhe shqetësimet e Dhomave të Tregtisë, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se ato ishin sulme të iniciuara me qëllime dashakeqe dhe që cenonin sovranitetin e vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0