Dhënia e dorëheqjes nga një vend pune është një ndër gjërat më të vështira që do t’ju duhet të bëni në karrierën tuaj (sigurisht t’ju heqin nga puna është më keq…).
Por si në rastin kur e doni punën dhe jepni dorëheqjen sepse ju është paraqitur një rast më i mirë, si në rastin se nuk mund ta duroni më shefin tuaj… është e rëndësishme të jepni dorëheqjen duke ruajtur reputacionin e mirë dhe të largoheni duke mbajtur raporte të mira. Lynn Taylor, eksperte karriere, thotë se “nëse mendoni të jepni dorëheqjen, duhet të zgjidhni me kujdes fjalët. Ju nuk duhet të zvogëloni mundësitë për të marrë referenca të mira (sot, ende shumë profesionistë japin referenca, mbi të gjitha nëse keni bërë një punë të mirë). Dhe më e pakta që mund të bëni është që ju të ruani reputacionin e mirë.
Ja cilat janë sipas Taylor 9 gabimet më të shpeshta që bëjnë njerëzit para se të largohen nga puna.
Përhapja e lajmit shumë shpejt
“Një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është të flasin për punën e re para se të jetë momenti i duhur”, – thotë ekspertja. Për shembull, nëse nuk keni ende një ofertë tjetër zyrtare nëpër duar, do të ishte më mirë të prisnit për t’ia thënë punëdhënësit tuaj. Një ofertë verbale nuk është e njëjta gjë me një ofertë të shkruar.
“Ndoshta nuk po mundni dot që të prisni për të shpëtuar nga tortura e punës suaj aktuale dhe e keni ëndërruar me sy hapur këtë moment për muaj, apo madje vite. Por deri sa të firmosni kontratën tuaj të re, është mirë të heshtni. Gjërat mund të shkatërrohen në momentin e fundit, duke ju lënë duarbosh”.
Të gënjeni apo ta ekzagjeroni rreth një oferte tjetër, për t’u rritur në detyrë apo për të marrë rritje page
“Drejtuesit kanë intuitë për të zbuluar këtë strategji; gënjeshtrat dhe ekzagjerimet kanë pasoja” – thotë Taylor.
Nëse gënjeni në lidhje me një ofertë tjetër, për të marrë një promovim apo një rritje page, kjo do t’ju sjellë pasoja negative. Punëdhënësi juaj i tanishëm mund t’ju thotë: Urime, paçi fat”. Dhe nëse kompania juaj ju bën një kundërofertë dhe ju e pranoni, mbani mend që gjithsesi ata mund t’ju konsiderojnë një person që kërkon të largohet dhe kjo nuk është diçka e mirë.
“Ndryshon puna nëse vërtet keni një ofertë dhe doni t’i jepni mundësinë drejtuesit tuaj t’ju bindë që të qëndroni. Por edhe kjo strategji është problematike. Me siguri që ka një arsye të mirë nëse keni arritur në këtë pozicion në të cilin jeni dhe jo më tej”.
T’u jepni lajmin e dorëheqjes më parë kolegëve se sa shefit tuaj
Edhe nëse keni një ofertë pune, personi i parë në kompani të cilit duhet t’ia komunikoni këtë gjë është shefi juaj- thotë Tylor. “Fjalët përhapen shpejt kur njerëzit lënë një punë. Fjalët e pabaza përhapen shpejt edhe kur bëhet fjalë për dorëheqje. Drejtuesi juaj nuk do të ishte i lumtur nëse do t’u shkonin këto fjalë në vesh. Ruajtja e reputacionit të mirë duhet të jetë gjithnjë prioritet, edhe kur mendoni që të largoheni nga puna.
Të flisni keq për kompaninë, shefin tuaj, kolegët
Nëse mendoni se pasi keni komunikuar lajmin, mund të ndiheni të lirë të thoni apo të bëni çfarëdo lloj gjëje, gaboheni. Mos i digjni mundësitë. Bota e punës është më e vogël nga sa mund të mendoni, dhe nuk i dihet nëse ndonjë ditë mund të punoni sërish bashkë dhe për këta njerëz. Ruani profesionalizmin. Nuk do të pendoheni asnjëherë nëse tregoheni me edukatë.
Thyerja e rregullave të kompanisë
Keni arritur deri këtu, nuk mund të rrezikoni karrierën dhe reputacionin tuaj pikërisht tani.
“Lajmi për dorëheqjen nga puna nuk do të thotë se ju duhet të mos respektoni tashmë gjithë protokollet, pavarësisht se tashmë keni marrë një drejtim tjetër. Deri sa të dilni nga ajo derë, do të paguheni për të punuar si përherë”, – thotë Taylor.
Të përpiqeni të merrni pas vetes edhe kolegët tuaj
Kur largoheni nga një kompani, ju mund të lini edhe miq apo persona me të cilët keni pasur marrëdhënie shumë të bukura në punë “Nuk është e pazakontë për ndokënd që t’i këshillojë këta kolegë për të ndryshuar punë bashkë me ju” – thotë Taylor. Por nëse kolegët duan t’ju ndjekin në punë tuaj të re, mund t’jua bëjnë të ditur pasi të jeni larguar zyrtarisht.
Lini një vlerësim pozitiv
“Falënderoni shefin tuaj për kohën e shpenzuar për t’ju ndihmuar që të rriteni në karrierën tuaj. shprehni vlerësimin tuaj për ekipin e punës, për përkushtimin dhe bashkëpunimin. Ju nuk mund ta dini asnjëherë, ndoshta një nga kolegët e zyrës në të ardhmen mund të shfaqet si klienti juaj, kontakt kyç apo madje edhe shef”.
Të mos përshëndeteni për herë të fundit
Disa njerëz nuk duan që largimi i tyre të duket diçka e madhe. Të tjerë duan thjesht që të largohen nga ajo kompani dhe, sa më parë. Në cilindo rast është e pasjellshme dhe joprofesionale të mos përshëndesni– të pakën drejtuesin tuaj dhe kolegët e ngushtë – në ditën e fundit. Në fund, thotë Taylor – ju duhet të mendoni se si dëshironi që të mbaheni mend.
“Gjithë këto këshilla duhet që t’ju mbajnë në rrugën e duhur, pavarësisht entuziazmit dhe shpërqendrimit të karrierës suaj të ardhshme.
Të mos jeni i gatshëm t’u përgjigjeni pyetjeve të atyre që mund të zënë vendin tuaj
Taylor thotë: Jini i gatshëm të ndihmoni persona të tjerë dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të tyre. Sa më shumë pyetjeve t’u përgjigjeni, më të pakta do të jenë gjasat që t’ju kontaktojnë.
Të mos përshëndeteni për herë të fundit
Disa njerëz nuk duan që largimi i tyre të duket diçka e madhe. Të tjerë duan thjesht që të largohen nga ajo kompani dhe, sa më parë. Në cilindo rast është e pasjellshme dhe joprofesionale të mos përshëndesni– të pakën drejtuesin tuaj dhe kolegët e ngushtë – në ditën e fundit. Në fund, thotë Taylor – ju duhet të mendoni se si dëshironi që të mbaheni mend.
“Gjithë këto këshilla duhet që t’ju mbajnë në rrugën e duhur, pavarësisht entuziazmit dhe shpërqendrimit të karrierës suaj të ardhshme.
https://www.businessinsider.com/common-mistakes-quitting-job-2016-11
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.