Euro arrin minimumin historik. Eksperti Gjokutaj: “Ndikon paraja e pistë. Dobësohen eksportet shqiptare" - Business Magazine Albania

Euro arrin minimumin historik. Eksperti Gjokutaj: “Ndikon paraja e pistë. Dobësohen eksportet shqiptare”

Për herë të parë në 20 vite euro vlen më pak se dollari. Ky është një gur i rëndësishëm në historinë financiare, ndërsa zhvlerësimi i monedhës evropiane ka bërë jehonë edhe në vendin tonë, që Bllokun e ka partnerin më të rëndësishëm tregtar, ndërsa rreth 50% e ekonomisë përdor monedhën evropiane.

Edhe në vendin tonë euro ka arritur nivele të reja të minimumit historik duke u këmbyer me 117 lekë. Edhe pse Banka e Shqipërisë në ankandin e fundit bleu 13 milionë euro në treg, rënia sërish nuk u ndal.

Lexo edhe: Euro bie poshtë Dollarit

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës ALTAX në një analizë mbi këtë zhvillim rendit disa shkaqe kryesore për këtë rënie:

“Arsye kryesore globale dhe ndikuese në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri është se euro ka humbur vlerën për shkak të rritjes së inflacionit në zonën e euros. Edhe pse tregu financiar në vend është i shkëputur nga rrjeti financiar global, monedhat kryesore të huaja ndikojnë tregun nëpërmjet importit dhe eskporti të mallrave dhe shërbimeve që bizneset shqiptare kryejnë me tregun ndërkombëtar. Intensiteti i rritur i pastrimit të Eurove, i cili është ndikuesi më kryesor bashkë me eksportet e rritura dhe hyrjet e sezonit turistik japin një tjetër ndikim tek zhvlerësimi i monedhës.”

Sipas tij, zhvlerësimi i euros tashmë e dërgon ekonominë shqiptare drejt një trileme, problemi me tre faktorë:

“Duke qenë se dilema aktuale financiare – monetare është prezente (nga njëra anë inflacioni po rritet dhe kërkon një rritje të normave të interesit, nga ana tjetër, rritja ekonomike e dobët kërkon norma të ulëta të interesit) duket se ekonomia shqiptare do të vuajë trilemën në muajt e ardhshëm duke i shtuar edhe presionin në rritje nga paratë informale që po mbytin tregun e vogël shqiptar.

Rënia e euros po e bën problemin e inflacionit edhe më keq sesa është tashmë duke importuar inflacion të mëtejshëm për shkak të euros së dobët.Prandaj, konsumatorët mund të përballen me çmime edhe më të larta duke vënë qeverinë në kushtet më të vështira të mundshme të vendimarrjes.”

Në këto kushte ai propozon një politikë të re monetare që do të ndihmonte vendin në këto kushte

“E vetmja politikë e mundshme pozitive në kushtet e një euroje të dobët është një rritje e mundshme e ofertës monetare direkte, e cila do të lehtësonte faturat e detyrimeve të qeverisë, por edhe do të rriste kërkesën konsumatore. Një hedhje e Lekut në qarkullim do të shërbente si një instrument në duart e familjeve dhe invididëve të varfër të paguanin koston e rritur të jetesës, por edhe ndërhyrjen në tregun e këmbimit për shkak të kursit të ulët të këmbimit të Lekut me Euron. Blerja e Euros nga vetë individët do të shërbente si një rol lehtësues krahas Bankës së Shqipërisë për të balancuar tregun monetar të brendshëm, që mund të çojë në ngadalësimin e frikës së ngadalësimit ekonomik.

Një euro e dobësuar mund të ngadalësojë eksportet shqiptare drejt eurozonës. Por, në përshtatje me mënyrën se si financat publike kërkojnë të jenë përfituese duhet që të arrihet një aktivizim për të optimizuar pagesën e borxhit publik në Euro, për të ndihmuar kosto që mund të ishin më të larta nëse Euro nuk do të ishte zhvlerësuar.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0