Projektori portativ Samsung The Freestyle tani është i disponueshëm në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Projektori portativ Samsung The Freestyle tani është i disponueshëm në Shqipëri!

Samsung The Freestyle

Karakterizohet nga një dizajn i lehtë dhe kompakt, teknologji e fuqishme dhe mundësi të pakufizuara për argëtim brenda dhe jashtë shtëpisë.

Projektori Samsung The Freestyle tani është i disponueshëm në Shqipëri. Sipas dëshirave dhe nevojave personale të përdoruesit, pajisja mund të jetë një projektor, një altoparlant inteligjent dhe ndriçues ambienti për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. The Freestyle vjen në ngjyrë të bardhë me një dizajn premium, minimalist dhe falë veçorive të tij teknologjike, ai ofron tingull me cilësi të lartë, shfaqje realiste të përmbajtjes së preferuar dhe një nivel të ri të përvojës së përdoruesit. Me projektorin The Freestyle, Samsung fitoi gjithashtu një medalje të artë në International Forum (iF) Design Award 2022 – një konkurs prestigjoz ndërkombëtar i dizajnit.

Një dizajn që të magjeps që me shikimin e parë

Teknologjia e avancuar e projektorit The Freestyle është implementuar në një peshë shumë të lehtë prej vetëm 830 gramësh. Kjo është një pajisje që përshtatet në pëllëmbën e dorës së të gjithëve dhe është shumë e lehtë për t’u lëvizur nga dhoma në dhomë. Përveç peshës së tij të lehtë, The Freestyle shquhet për dizajnin e tij elegant dhe modern, i cili përshtatet në mënyrë perfekte me çdo ambient të brendshëm apo të jashtëm si ballkone, tarraca ose oborre. Gjithashtu, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të projektoni në sipërfaqe të ndryshme me të njëjtën cilësi ekrani – në mur, dysheme, tavan dhe madje edhe në mobilje.

Argëtim në çdo hap

E veçanta e projektorit The Freestyle është se u ofron përdoruesve opsione të pakufizuara. Është një pajisje unike që, në varësi të preferencave individuale të përdoruesit, mund të jetë një projektor, altoparlant inteligjent ose ndriçues ambienti. Të shikuarit e filmave, dëgjimi i muzikës, lojërat janë vetëm disa nga mundësitë e shumta, ndërsa ambient mode e çon argëtimin në një nivel krejtësisht të ri. Me këtë veçori, përdoruesi mund dekorojë murin e dhomës dhe kështu do të krijojë një atmosferë intime, komode brenda shtëpisë, dhe në të njëjtën kohë mund të projektojë efekte magjepsëse ndriçimi bazuar te muzika, si një ‘disco ball’ i vërtetë. Përveç kësaj, projektori është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50w/20V ose më shumë, duke e bërë atë një shoqërues ideal për udhëtime dhe për t’u socializuar me familjen dhe miqtë jashtë shtëpisë.

Shfaqja revolucionare e tingullit dhe e përmbajtjes

Përveç dizajnit inovativ dhe mundësive të ndryshme të përdorimit, projektori portativ The Freestyle karakterizohet gjithashtu nga teknologjia inovative për riprodhimin e mahnitshëm të përmbajtjes audio dhe video. Me opsionin auto-focus, i cili lejon fokusimin automatik, shfaqja e përmbajtjes do të jetë gjithmonë e qartë dhe e detajuar, ndërsa në të njëjtën kohë projeksioni mund të rregullohet deri në 100 inç pa humbur cilësinë. Për më tepër, ekziston një funksion auto-keystone që barazon automatikisht projeksionin e anuar dhe krijon një imazh drejtkëndor, si dhe një nivel automatik për të rregulluar ekranin në çdo sipërfaqe – nga një mur guri, pllaka te një krevat në dhomën e gjumit. Për sa i përket përmbajtjes audio, projektori sjell mundësinë e përhapjes së tingullit 360 gradë nëpër dhomë, duke i ofruar kështu përdoruesit një eksperiencë krejtësisht të re dhe kënaqësi maksimale.

Projektori The Freestyle tani është i disponueshëm në partnerët e shitjes të Samsung në Shqipëri, me një çmim të rekomanduar me pakicë prej 127,990 ALL[1]. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/projectors/the-freestyle/the-freestyle-sp-lsp3blaxxh/

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

[1] Çmimi dhe disponueshmëria e produktit mund të ndryshojnë në varësi të ofertës dhe statusit të stokut të partnerëve të listuar. Samsung nuk garanton saktësinë e informacionit në faqet e internetit të partnerëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0