Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka konfirmuar se do të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të ulur çmimet në rritje në të gjithë euro zonën, diçka e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2011.
Rritja që do të ndodhë në korrik, do të jetë prej 0.25 pikë përqindjeje, në përputhje me atë që kishin pritur shumica e analistëve dhe do të ndodhë në korrik, tha të enjten presidentja e BQE Christine Lagarde.
” Po ashtu, pas kësaj ne presim të rrisim sërish normat bazë të interesit të BQE-së në shtator. Kalibrimi i kësaj rritjeje të normës do të varet nga perspektiva e përditësuar afatmesme e inflacionit. Vendet e lira të punës në shumë sektorë tregojnë se ka kërkesë të fortë për fuqi punëtore. Rritja e pagave, ka filluar. Me kalimin e kohës, forcimi i ekonomisë do të njohë një rritje.” – u shpreh Christine Lagarde, Presidente e BQE.
Për muaj të tërë, Lagarde kishte përdorur fjalën “e përkohshme” për të përshkruar rritjen e inflacionit. Por pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, parashikimet ekonomike u kthyen përmbys dhe tendenca u përkeqësua më tej.
inflacioni në eurozonë arriti një rekord prej 8.1% në maj, katër herë më shumë se objektivi vjetor i dëshiruar nga banka qendrore.
Konsumatorët dhe kompanitë përballen tani me çmime të paparashikueshme. BQE thotë se inflacioni do të vijojë të mbetet i lartë për dy vitet e ardhshme: 6.8% në 2022, 3.5% në 2023 dhe 2.1% në 2024./ Euronews
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.