Fitorja zgjedhore e Anthony Albanese po bën bujë në vendin tonë, pasi z. Albanese është me origjinë shqiptare.
Albanese është një mbiemër italian që do të thotë shqiptar. Albanese është një emër që i referohet dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Campania dhe Siçili.
Z. Albanese ishte djali i Carlo Albanese nga Barletta, e cila është një qytet në rajonin e Pulias në Italinë juglindore.
“Në Pulia jeton një komunitet i madh arbëresh. Besohet se aty jetojnë rreth 100 mijë arbëreshë dhe nga ky komunitet vjen edhe babai i politikanit australian. Një shenjë e fortë e origjinës arbëreshe është mbiemri ‘Albanese’, që në italisht do të thotë ‘shqiptar’. Arbëreshët janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan dhe u vendosën në pjesët jugore të Italisë në mesjetë, pas pushtimit osman të një pjese të madhe të Evropës.”
Albanese nuk e takoi babain e tij deri në vitin 2009. Ai u rrit duke menduar se nëna e tij e takoi babanë e tij jashtë shtetit dhe ata u martuan, por babai i tij më pas vdiq në një aksident me makinë para se të ktheheshin në Australi.
Vetëm kur ishte adoleshent, nëna e tij, Maryanne Albanese, i tha të vërtetën.
Lexoni: Dua Lipa nderon origjinën e saj në bashkëpunimin e ri me gjigantin e atleteve
“Ne u ulëm menjëherë pas darkës një natë dhe ajo më tha se babai im mund të ishte ende gjallë, se ajo e kishte takuar atë jashtë shtetit. Kur kishte mbetur shtatzënë me mua, ajo i kishte thënë atij dhe ai ja kishte kthyer se ishte i fejuar me dikë nga qyteti i Italisë nga ishte,” tha ai për ABC 7:30 në 2016.
Pas vdekjes së Maryanne në 2002, Z. Albanese filloi të kërkonte të atin. Ai kujtoi se ishte pyetur nga djali i tij, Nathan, se ku ishte babai i tij gjatë një vizite në varrin e Maryanne.
Albanese e gjeti Carlon në vitin 2009 dhe krijoi një lidhje me të, duke bërë udhëtime të rregullta në Itali. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.
Albanese u zgjodh të shtunën mbrëma si lideri i 31-të i Australisë. Ai do të jetë kryeministri i parë australian jo-anglo-keltik.
Në krye të zgjedhjeve, zoti Albanese tha se njerëzit nga komuniteti italian i thanë atij se do të votonin për laburistët për herë të parë në jetën e tyre, sepse donin që qeveria të pasqyronte “Australinë moderne”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.